Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Bllokoi drejtësinë me 83 mandatet e krimit, mbrojti “Lubi” Ballukun”/ Berisha nga New Jersey: Ramën do ta largojmë nga qeveria!


“PS është themeluar me krimin dhe ka qeverisur me krimin”, kështu është shprehur kreu i PD Salir Berisha në takimin e tij të zhvilluar me shqiptarët në New Jersey.

“PS është themeluar me krimin dhe ka qeverisur me krimin”, kështu është shprehur kreu i PD Salir Berisha në takimin e tij të zhvilluar me shqiptarët në New Jersey. Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit, dhe se nuk lejoi heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërsa shtoi se po shpopullon Shqipërinë. “Ju jap fjalën se do të arrijmë ditën e shpëtimit të Shqipërisë. Se do fitojmë betejën e dinjitetin kombëtar. Edi Ramën do ta largojmë nga qeveria. Duke larguar Ramaduron ne shpëtojmë Shqipërinë. Sekretari Marko Rubio, për herë të parë në mesazhin që dërgon i referohet karteleve të drogës si një rrezik dhe çlirimi i Shqipërisë nga narkoshteti është një mision. Kërkoj ndihmën dhe mbështetjen e SHBA për këtë betejë. ”, tha më tej ai. Pjesë nga fjala e Berishës: Duhet të jemi të sinqertë se, këtu nuk kam ardhur vetëm për falënderime dhe festime, ndonëse mirënjohja ime ndaj jush dhe kombit amerikan është e përjetshme dhe e pakufishme.

Sot unë kam ardhur këtu me një thirrje të fortë për ju, por dhe çdo shqiptar tjetër në Kanada, në Itali, në Gjermani, në Greqi, në Spanjë dhe në çdo vend tjetër të Evropës dhe të botës.

Sot nga kjo platformë kam një thirrje për çdo shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet dhe që po na ndjek në këtë takim, në media, në internet, kam një kushtrim për të gjithë shqiptarët.

Dita e sotme mund të jetë për ne një moment përmbushje dhe triumfi, por ne si shqiptarë kemi disa arsye shumë të forta që sot të mos jemi të përmbushur, të mos ndjehemi të përmbushur dhe triumfues. Jo dhe jo.

Sepse Shqipëria, dheu ynë i dashur, po rrokulliset ndoshta më shumë se kurrë në ekzistencën e saj. Në Shqipëri ekstremi i majtë që ka lindur nga krimi, ka sunduar me krimin, është shartuar, është shartuar me kartelet e drogës të cilat presidenti i Shteteve të Bashkuara me shumë të drejtë po i krahason me organizatat terroriste.

Duke sjellë kështu në jetë një monstër të rrezikshme që ushqehet me paratë e shqiptarëve ditë e natë, që lë spitalet pa ilaçe dhe mjeron të sëmurët shqiptarë, që ka rrënuar arsimin në një shkallë ekstreme, që ka shkatërruar drejtësinë dhe kontrollon atë, duke e bërë bashkë me dy-tre vite burg ata që kanë vjedhur miliona dhe pastaj i liron që të shijojnë paratë e tyre, siç ka ndodhur me Tahirin, Dakon, Beqajn, Çyrbjen, Bllakon e të tjerë, që janë liruar nga qelia dhe nuk u kanë kthyer shqiptarëve asnjë qindarkë të vjedhur.

Kjo monstër, duke iu referuar statistikave të Eurostatit, po kërcënon tani së fundi shqiptarët edhe me uri, me çmimet që rriten 5.2 herë më shumë të ushqimeve sesa në mesataren e Bashkimit Evropian, në qytetet që kanë kapur pagën mesatare.

Kjo monstër hibride midis ekstremit të majtë dhe karteleve të drogës është narkoshteti shqiptar, me në krye Edi Ramën, i cili po shpopullon Shqipërinë me ritme apokaliptike.

Ka zbrazur Shqipërinë me mbi 1 milion vetëm në zonën e Shengenit, sipas shifrave të Bashkimit Evropian. Ky narkoshtet antishqiptar është themeluar dhe drejtohet nga një individ i vetëm, që ka mbledhur të gjitha pushtetet në duart e tij, më shumë se diktatori i fundit, që sn shqiptarët duke mos lejuar zgjedhje të lira, që ka shuar përfundimisht kufirin midis partisë dhe shtetit.

Ky monstër me emrin Edi Rama bllokon drejtësinë me 83 mandatet e krimit, siç patë në rastin e Lubi Ballukut, ku nuk u votua heqja e saj e imunitetit. Ky monstër me emrin Edi Rama kontrollon mediat kombëtare.

Dhe ky, në bashkërendim me padronin e tij në Beograd, Vuçiçin, është faktuar një armik i egër i interesit kombëtar, një armik i egër i Kosovës dhe i kombit shqiptar.

Miq, Edi Rama do të ishte kryeministri i parë në botë, Tirana do të ishte qeveria e parë në botë që do të vendoste sanksione ndaj qeverisë së Kosovës, ndaj Kosovës. Do të mbetet përjetë në shtyllën e turpit, akti i këtij tradhtari i cili nuk la përpjekje pa bërë për të plotësuar ambiciet serbe në Kosovë, për të shpërbërë Kosovën.

Por u dua të përshëndes përzemërsisht autoritetet e Kosovës të cilat qëndruan, të cilat qëndruan. Qëndruan me burrëri, me guxim, ndaj Vuçiçit dhe argatit të tij në Tiranë.

Dua të përshëndes sot para jush dhe në emër tuaj, ish-udhëheqësit politikë të Kosovës që vuajnë vitet të tëra në burg nga projektet e këtij atdhe-shkatërruesi, dhe t’u uroj nga zemra të marrin pafajësinë dhe të kthehen të lirë në tokën e tyre.

Miqtë e mi, nëse duam të shembim narkoshtetin antishqiptar, nëse duam të çlirojmë Shqipërinë nga kthetrat e ekstremit të majtë, askush nuk duhet të harrojë: Partia Socialiste është themeluar mbi krimin kombëtar dhe tradhtinë kombëtare, ka qeverisur me krimin kombëtar, vazhdon të qeverisë me krimin kundër shqiptarëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: diaspora sali berisha SHBA