Ambasadori i ri amerikan, Eric Wendt Do kenë marrë vesh ndonjë gjë, mendoj, që nuk po i shoh të urojnë më! Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por shyqyr që u qetësua si me buton i gjithë enturazhi e estabilishmenti politik nga lumi i urimeve pa fund për mirëseardhjen e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri.
Shyqyr që ramë rehat, se nuk ngeli hajdut e harbut, hipokrit e mashtrues, servil e debil në FB pa bërë postim ku i uronte punë të mbarë e mirëseardhjen në Tiranë ambasadorit Eric Wendt.
Madje e “uruan” nga burgu edhe ata politikanë që janë brenda për korrupsion e disa të tjerë që janë në gjykim në GJKKO për korrupsion e vrasje të qytetarëve të pafajshëm nga babëzia e pangopshmëria.
Do kenë marrë vesh ndonjë gjë, mendoj, që nuk po i shoh të urojnë më!
Ose kanë “lobuar” që të mos vijë fare, se Amerikës, më duket, po pagove sa qimet e kokës dhe të gjesh vendin ku paguhet, nuk i plas shumë për parime, norma, ligje e vendime.
Shprehja e tyre legjendare është: “Çfarë nuk blihet me para, blihet me shumë e shumë para”.
Tani, nëse ambasadori vjen shpejt, mbani radhën për ta takuar e, me stilin që dini vetë ju, bëni gati raportimet për njëri-tjetrin.
Po nuk erdhi, bëni gati postimet në FB për të “treguar” secili, sipas interesit të tij bythec, pse nuk erdhi dhe “ndikimin” që ka pasur secili nga ju.
Meqë të martën, datë 8 shtator, nis sesioni i ri parlamentar, hapni sytë që këtë seancë, siç e do zakoni, të “ziheni” vetëm për Amerikën: se kush nga ju e do më shumë dhe kë nga ju do Amerika më shumë, se për shqiptarët nuk keni çfarë të flisni, sa kohë që 106 krerë nga ju nuk janë zgjedhur nga vota e shqiptarëve, por janë emëruar nga firma e kryetarëve.ambasadori eric wendt Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Ben Blushi: Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë 6 Shtator 2026, 10:4510:45Forum Fjalor i ri, vjeshtë 2013-vjeshtë 2026 6 Shtator 2026, 09:3709:37Forum Nga Gonxhja shqiptare e Shkupit drejt Nënë Terezës Universale! 5 Shtator 2026, 17:2617:26Forum Pogradeci ka jo vetëm liqenin! 5 Shtator 2026, 17:1217:12Forum De-oligarkizimi i ekonomisë shqiptare, si mund të bëhet? 5 Shtator 2026, 15:1215:12Forum Sytë nga Kryeministria, telefoni nuk ra; kronika e atyre që pritën postin dhe mbetën me gisht në gojë 5 Shtator 2026, 11:3211:32Forum

