Lajme Zone
Athina sinjalizon veto ndaj avancimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis: Do të ushtrojmë të drejtat tona
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Athina sinjalizon veto ndaj avancimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis: Do të ushtrojmë të drejtat tona

Mitsotakis u pyet për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si edhe për ecurinë e dy vendeve në procesin e integrimit evropian.

Kryeministri Edi Rama dhe homologu grek Kyriakos Mitsotakis Mitsotakis ngriti çështjen e të drejtave të minoritetit grek dhe deklaroi se progresi i bërë deri tani në regjistrimin e pronave dhe mbrojtjen e të drejtave nuk është i mjaftueshëm... Greqia sinjalizon se mund të pengojë avancimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Paralajmërimi erdhi nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë konferencës tradicionale për shtyp në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut.

Mitsotakis u pyet për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si edhe për ecurinë e dy vendeve në procesin e integrimit evropian.

Pavarësisht se përsëriti mbështetjen e Athinës për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, kryeministri grek theksoi se çdo vend vlerësohet individualisht dhe se vendet anëtare të BE-së kanë rol në hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave.

“Greqia është në mënyrë të qëndrueshme në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Por kjo nuk do të thotë se të gjitha vendet trajtohen njësoj. Çdo rast është i veçantë dhe progresi i çdo vendi drejt Evropës vlerësohet individualisht”, tha Mitsotakis.

Duke iu referuar konkretisht Shqipërisë, Mitsotakis ngriti çështjen e të drejtave të minoritetit grek dhe deklaroi se progresi i bërë deri tani në regjistrimin e pronave dhe mbrojtjen e të drejtave nuk është i mjaftueshëm.

“Nuk është i mjaftueshëm progresi që është bërë në regjistrimin e pronave dhe në mbrojtjen e të gjitha të drejtave. Dhe të jeni absolutisht të sigurt se, në momentin e duhur, do të ushtrojmë të drejtat tona, në mënyrë që të jemi plotësisht të sigurt se të drejtat e pakicës mbrohen”, deklaroi kryeministri grek.

Sipas Mitsotakis, Athina nuk e konsideron këtë vetëm një çështje dypalëshe me Shqipërinë, por një çështje që lidhet me të drejtën evropiane dhe mbrojtjen e të drejtave.

“Kjo nuk është një çështje dypalëshe. Është një çështje që lidhet me të drejtën evropiane, me mbrojtjen e të drejtave”, tha ai.

Mitsotakis iu referua edhe Maqedonisë së Veriut, për të cilën tha se nuk ka progres thelbësor në negociatat evropiane dhe se ndodhet në një fazë më të hershme krahasuar me Shqipërinë.greqia shqipëria 1 Komente T Taqua dhe Micua 6 Shtator 2026, 18:42 Do ta gjeje edhe me Athinen zgjidhjen e problemit Rama, do ti fali ndonje gje si puna e detit dhe Micua do heshti. Tek e fundit, ai deti ca uje dhe peshq ka, ja dhe ca fuci nafte. Pastaj pashai yne eshte pronari tyre dhe vete vendos e vulos. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Flakët avancojnë drejt shtëpive në Sukth, zjarrfikësit në luftë me flakët 6 Shtator 2026, 17:5817:58Aktualitet Zjarr në Shishtavec të Kukësit, era e fortë përhap flakët; ndërhyrje edhe nga Kosova 6 Shtator 2026, 16:5016:50Aktualitet Zjarri del jashtë kontrollit në Shkopet, flakët hyjnë në zonën e mbrojtur; rrezikohen banesat 6 Shtator 2026, 15:4015:40Aktualitet Fieri dhe Elbasani nën kërcënimin e zjarreve/ Digjet pylli i Semanit, flakët rrezikojnë banesat në Kodër Krastë 6 Shtator 2026, 15:2415:24Aktualitet Zjarr në Mallakastër, flakët përfshijnë pisha, ullishte dhe shkurre 6 Shtator 2026, 14:0514:05Aktualitet Aksion për makinat luksoze në Tiranë, “Shqiponjat” dhe Krimi Ekonomik në terren: Verifikohet pronësia dhe burimi i parave 6 Shtator 2026, 13:3513:35Aktualitet