Lajme Zone
Bllokohet rruga Qaf Buall-Martanesh, shkak shembja e një masivi shkëmbor
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Bllokohet rruga Qaf Buall-Martanesh, shkak shembja e një masivi shkëmbor

Rruga Qafë Buall-Krastë, që lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit ofro 17 kilometra është bllokuar sot në orët e mëngjesit pas shembjes së një masivi të madh dheu nga anësoret e rrugës  pranë vendit të quajtur si Ura e Luçanës.

Rruga Qafë Buall-Krastë, që lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit ofro 17 kilometra është bllokuar sot në orët e mëngjesit pas shembjes së një masivi të madh dheu nga anësoret e rrugës pranë vendit të quajtur si Ura e Luçanës. Si pasojë e rrëshqitjes së shkëmbinjve, qarkullimi në këtë aks është ndërprerë plotësisht, ndërsa disa automjete kanë mbetur të bllokuara në të dyja anët e zonës së shembjes. LEXO edhe...Refuzoi t’i jepte informacion Gjykatës së Apelit për një çështje penale, 'ndëshkohet' prokurorja e Dibrës! ILD kërkoi t’i ulej paga me 40%, KLP mjaftohet me vërejtje publike Ky segment rrugor po i nënshtrohet një investimi me vlerë rreth 11 milionë euro, i cili përfshin stabilizimin e skarpatave përmes vendosjes së rrjetave dhe betonimit, ndërtimin e veprave të artit, si dhe shtrimin e rrugës me asfalt. Investimi vjen si vazhdim i një projekti të mëparshëm, që kishte në fokus zgjerimin e trasesë dhe parashikonte gjithashtu asfaltimin e rrugës 17 kilometra të gjatë nga qafa e buallit deri në Martanesh. Në total, vlera e dy tenderëve arrin në rreth 22 milionë euro për rehabilitimin e këtij aksi rrugor. Firma kontraktore e ndërtimit të rrugës po merret me hapjen e saj dhe kthimin në normalitet të qarkullimit të saj. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al masiv shkembor martanesh Diber Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 63% Jo 28.8% Nuk e di 8.2% Vota total: 1306 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?