Rruga Qafë Buall-Krastë, që lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit ofro 17 kilometra është bllokuar sot në orët e mëngjesit pas shembjes së një masivi të madh dheu nga anësoret e rrugës pranë vendit të quajtur si Ura e Luçanës. Si pasojë e rrëshqitjes së shkëmbinjve, qarkullimi në këtë aks është ndërprerë plotësisht, ndërsa disa automjete kanë mbetur të bllokuara në të dyja anët e zonës së shembjes. Ky segment rrugor po i nënshtrohet një investimi me vlerë rreth 11 milionë euro, i cili përfshin stabilizimin e skarpatave përmes vendosjes së rrjetave dhe betonimit, ndërtimin e veprave të artit, si dhe shtrimin e rrugës me asfalt. LEXO EDHE:Refuzoi t’i jepte informacion Gjykatës së Apelit për një çështje penale, 'ndëshkohet' prokurorja e Dibrës! ILD kërkoi t’i ulej paga me 40%, KLP mjaftohet me vërejtje publike Investimi vjen si vazhdim i një projekti të mëparshëm, që kishte në fokus zgjerimin e trasesë dhe parashikonte gjithashtu asfaltimin e rrugës 17 kilometra të gjatë nga qafa e buallit deri në Martanesh. Në total, vlera e dy tenderëve arrin në rreth 22 milionë euro për rehabilitimin e këtij aksi rrugor. Firma kontraktore e ndërtimit të rrugës po merret me hapjen e saj dhe kthimin në normalitet të qarkullimit të saj. Lajm në përditësim… Xh.K A.Hl Shqiptarja.com TAG: masiv shkembor martanesh Diber Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
18 Nëntor, 11:04
A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 63% Jo 28.8% Nuk e di 8.2% Vota total: 1306 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

