Lajme Zone
Bllokohet lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme në Kolesjan
Të tjeraSyri

Bllokohet lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme në Kolesjan

Një sasi lënde drusore e prerë në mënyrë të paligjshme është bllokuar në zonën e bjeshkëve të Kolesjanit, në Njësinë Administrative Bicaj, pjesë e Bashkisë Kukës.

Një sasi lënde drusore e prerë në mënyrë të paligjshme është bllokuar në zonën e bjeshkëve të Kolesjanit, në Njësinë Administrative Bicaj, pjesë e Bashkisë Kukës. Lënda drusore është konstatuar pa dokumentacionin shoqërues që vërteton origjinën e saj.Lexo edhe:SYRI TV/ Ish-të përndjekurit vonesa me shpërblimet, Zenel Drangu: Një këst zvarritet 5 vjet Pas evidentimit të rastit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përmes Sektorit të Pyjeve, ka ndjekur procedurat ligjore përkatëse. Materiali drusor është sekuestruar dhe më pas është dorëzuar në vendin e grumbullimit të përcaktuar nga Bashkia Kukës. Ndërkohë, IKMT njofton se kontrollet në zonat pyjore do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim parandalimin e prerjeve dhe shfrytëzimit të paligjshëm të pyjeve. 1 / 2PrevNext