Lajme Zone
“Kamikazi desh e hodhi mbi kofano”/ Parakaloi 4 makina me semafor të kuq dhe vijë të plotë, për pak përplas të riun në Vlorë
Të tjeraJOQ Albania

“Kamikazi desh e hodhi mbi kofano”/ Parakaloi 4 makina me semafor të kuq dhe vijë të plotë, për pak përplas të riun në Vlorë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një manovër të rrezikshme në qendër të Vlorës.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një manovër të rrezikshme në qendër të Vlorës.

Sipas denoncuesit, drejtuesi i një automjeti Audi me targë AB 103 ZF ka parakaluar 3-4 automjete të ndaluara në semafor, duke kaluar mbi vijë të plotë.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet momenti kur automjeti del nga vargu i makinave dhe vijon lëvizjen në korsinë e kundërt, ndërsa në atë moment semafori i këmbësorëve është i gjelbër.

Mjeti kalon pranë një të riu që po kalonte rrugën me skuter dhe, sipas pamjeve, për pak sa nuk e përplas.

Denoncuesi shprehet i shqetësuar për manovrën dhe kërkon që rasti të merret në konsideratë nga autoritetet.

“Një veturë në qendër të Vlorës tejkalon 3-4 vetura në vijë të plotë, që ishin të ndalura në semafor të kuq. Në atë moment, kur kishin dritën jeshile këmbësorët, për një fije floku nuk përplasi një djalosh. Kam video të qartë.”

Pamjet tregojnë një situatë ku një manovër e parakohshme mund të kishte sjellë pasoja të rënda për këmbësorin dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Megjithatë, përgjegjësia për shkeljen dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u verifikuar nga Policia Rrugore.

JOQ Albania publikon pamjet e dërguara nga qytetari, duke kërkuar që autoritetet të verifikojnë rastin dhe të marrin masat përkatëse nëse konstatohen shkelje të rregullave të qarkullimit.