Lajme Zone
Bllokada institucionale vazhdon në Kosovë, opozita: Kurti po shkel Kushtetutën dhe po pengon formimin e institucioneve
PolitikëTop Channel

Bllokada institucionale vazhdon në Kosovë, opozita: Kurti po shkel Kushtetutën dhe po pengon formimin e institucioneve

Partitë opozitare kanë bllokuar edhe të martën hyrjen e objektit të qeverisë. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca i rikujtuan Albin Kurtit, kryetarit të Vetëvendosjes se është shkelur Kushtetuta. Duke përsëritur se Kurti është “deputet uzurpator” i institucioneve, opozita i kërkoi të thirret vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.

Partitë opozitare kanë bllokuar edhe të martën hyrjen e objektit të qeverisë. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca i rikujtuan Albin Kurtit, kryetarit të Vetëvendosjes se është shkelur Kushtetuta. Duke përsëritur se Kurti është “deputet uzurpator” i institucioneve, opozita i kërkoi të thirret vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit. “Ne po i themi sot troç Albin Kurtit dy gjëra: e para që ai dhe ministrat e tij që janë në këtë objekt janë uzurpator dhe duhet ta lirojnë këtë objekt. E dyta ata duhet të kthehen në kuvend e t’i hapin rrugë krijimit të institucioneve të reja të vendit”, deklaron Blerta Deliu – deputete, PDK.

Ndërsa Besnik Tahiri, Aleanca shprehet se “Shkelësi recidivist i Kushtetutës vazhdon të struket në zyrën e vet. Ai, 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës ua ka marrë mandatin që ua ka dhënë populli

Bashkë me opozitën e nivelit qendror, para qeverisë pakënaqësitë e tyre me bllokadën institucionale e shprehën drejtorët dhe asamblistët e komunës së Prishtinës”.

“Një kuvend që nuk funksionon, nuk mund t’i trajtojë siç duhet nevojat e qytetarëve, nuk mund të zhvillojë debatin për politikat dhe buxhetit që i duhen komunave, nuk mund t’i mbajë institucionet përgjegjëse. Prandaj kur bllokohet kuvendi, nuk bllokohen vetëm deputetët, bllokohet zëri i qytetarëve”, thotë Fjolla Vukshina – Reçica – asambliste e PDK-së në Prishtinë.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht, por procedura nuk është përmbyllur. Kjo për shkak që Vetëvendosje ka kërkuar më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit, për çka po negocion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Top Channel