Lajme Zone
U diagnostikua me Ethet e Nilit në Korçë/ ISHP: I moshuari u infektua nga mushkonjat në vend. Nis dezinsektimi i zonës
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

U diagnostikua me Ethet e Nilit në Korçë/ ISHP: I moshuari u infektua nga mushkonjat në vend. Nis dezinsektimi i zonës

Virusi i Nilit Perëndimor nuk transmetohet nga njeriu te njeriu dhe jo të gjitha mushkonjat e transmetojnë sëmundjen. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se deri më tani në Shqipëri është diagnostikuar vetëm një rast me ethet e Nilit.

Virusi i Nilit Perëndimor nuk transmetohet nga njeriu te njeriu dhe jo të gjitha mushkonjat e transmetojnë sëmundjen. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se deri më tani në Shqipëri është diagnostikuar vetëm një rast me ethet e Nilit. Bëhet fjalë për një person të moshuar, i cili po trajtohet në spitalin e Korçës. Sipas ISHP-së, gjendja shëndetësore e pacientit është e qëndrueshme.

Ekspertët shpjegojnë se rreth 80% e personave të infektuar me virusin nuk shfaqin simptoma, ndërsa në raste të tjera mund të shfaqen simptoma të lehta. Një pjesë e pacientëve mund të kalojnë në forma më të rënda të sëmundjes, të cilat mund të shoqërohen me temperaturë të lartë dhe prekjen e trurit.

“Bëjnë forma të rënda ata me imunitet të ulët, ata që kanë kryer ndërhyrje të veshkave, transplante”, shprehet Vasili.

Ekspertët theksojnë se mushkonja që transmeton ethet e Nilit është e pranishme edhe në vendin tonë.

Në rast se shfaqen simptoma të rënda, këshillohet kërkimi i menjëhershëm i kujdesit mjekësor, veçanërisht nëse një person ka temperaturë të lartë, ngurtësim të qafës, dhimbje të forta koke, konfuzion, dridhje ose dobësi të papritur të muskujve.

Për parandalimin e përhapjes së mushkonjave, ekspertët këshillojnë që të mos mbahen enë me ujë të ndenjur në oborre apo kopshte, pasi ato mund të shërbejnë si vende grumbullimi dhe shumimi të mushkonjave. Top Channel