Lajme Zone
“Bleva pishinën te Intex Albania 400 mijë lekë, u ça pas dy muajsh dhe kompania më bëri bllok”
EkonomiJOQ Albania

“Bleva pishinën te Intex Albania 400 mijë lekë, u ça pas dy muajsh dhe kompania më bëri bllok”

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim ndaj subjektit "Pishina Intex Albania", duke pretenduar se një pishinë e blerë për 400 mijë lekë u dëmtua vetëm pak javë pas blerjes, ndërsa kompania, sipas saj, ka refuzuar të marrë përgjegjësi.

Në videon e dërguar në redaksi, qytetarja tregon pishinën e dëmtuar dhe shprehet se ajo ishte blerë më pak se dy muaj më parë. Ajo pretendon se fillimisht pishina u ça dhe kompania ia atribuoi dëmtimin faktorëve të jashtëm.

Sipas saj, punonjësit e kompanisë shkuan në banesë dhe aplikuan disa arna për riparimin e saj, por problemi nuk u zgjidh. "Kjo është pishina që kemi blerë te Intex Albania. Ka kushtuar 400 mijë lekë dhe nuk ka as dy muaj. Një herë u ça dhe na thanë se na e kishte bërë dikush tjetër. Erdhën, e ngjitën sipas tyre, por më 21 korrik pishina u hap fare. Tani nuk marrin më asnjë përgjegjësi dhe nuk përgjigjen më as në telefon," – shprehet qytetarja në video. Qytetarja ka dërguar gjithashtu në redaksinë tonë edhe bisedat e zhvilluara me kompaninë, ku pretendon se, pasi kërkoi zgjidhjen e problemit dhe rimbursimin ose zëvendësimin e produktit, komunikimi u ndërpre.

Nga ana tjetër, në përgjigjet e dërguara në bisedë, Pishina Intex Albania pretendon se dëmtimi nuk ka ardhur si pasojë e një defekti të produktit, por se gjithsesi kishte dërguar disa herë punonjës për ta riparuar pishinën, duke e cilësuar këtë si një shërbim korrekt ndaj klientes.

Palët kanë qëndrime të kundërta mbi shkakun e dëmtimit, ndërsa JOQ Albania nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur nëse problemi ka ardhur si pasojë e një defekti të produktit apo nga faktorë të tjerë gjatë përdorimit.

Nëse kompania dëshiron të japë versionin e saj të plotë lidhur me këtë rast, JOQ Albania mbetet e hapur për publikimin e reagimit zyrtar. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)