Kalaja e Lëkurësit / Me Vendimin Nr. 189, datë 22 maj 2026, ministri i Turizmit miratoi sondazhet arkeologjike për resortin 68 hektarë të Dajlan Avdiajt në Sarandë, duke fshehur se vendndodhja është brenda zonës së mbrojtur të Kalasë së Lëkurësit. Avdia, bosi i rrjetit mafioz 'APEX' dhe miku i Ramës, merr lejen për të shkatërruar një monument të trashëgimisë kulturore... Për Blendi Gonxhen ka disa dosje të agjencive europiane për përfshirje të tij në aktivitete kriminale gjatë viteve 2002-2008 në Spanjë, ku u arratis pas hapjes së digës së Liqenit të Tiranës, dhe në Itali e Greqi si emigrant.
Dosje për Blendi Gonxhen ka dhe Drejtësia Shqiptare për afera korrupsioni e vjedhjesh gjatë detyrave në Ministrinë e Kulturës, në Bashkinë e Tiranës, Drejtorinë e Transporteve, dhe si ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit.
Prej 11 muajsh, Blendi Gonxhe po vazhdon aferat korruptive si ministër i Turizmit, Kulturës e Sporteve, duke firmosur vendime e urdhra në favor të ndërtuesve, që po shkatërrojnë dhe zhdukin zonat e mbrojtura natyrore, zonat arkeologjike e ato me objekte monumente të trashëgimisë historiko-kulturore.
Prej disa ditësh, "Pamfleti" po publikon vendime abuzive, false e fiktive që ka firmosur ministri Blendi Gonxhe prej muajit janar 2026 e deri më sot, për lejimin e ndërtimit të resorteve, kullave, hoteleve dhe komplekseve me vila e pallate brenda kufijve të zonave të mbrojtura natyrore, zonave arkeologjike dhe monumenteve të trashëgimisë.
Një prej tyre është Vendimi Nr. 189, datë 22 maj 2026, me objekt: "Miratimin e Raportit të kryerjes së sondazheve arkeologjike, hartuar në kuadër të projektit të Resortit multifunksional për banim, hotel dhe shërbime 2, 3, 4, 5 kate mbitokë dhe 1 e 2 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues subjektin 'TDT&Partners' sh.p.k." Kompania "TDT&Partners" është në pronësi të Dajlan Avdiajt, figurë krimesh me disa dosje në Gjermani, dhe bosi i rrjetit të basteve "APEX" e disa kullave në Tiranë, me leje ndërtimi që i ka dhënë miku dhe ortaku i tij në hije, Edi Rama.
Për të fshehur vendndodhjen reale të resortit gjigand me vlerë rreth 500 milionë euro dhe sipërfaqe 68 hektarë tokë private e shtetërore, ministri Blendi Gonxhe ka deklaruar në lejen arkeologjike se resorti do të ndërtohet në Sarandë, pa cituar zonën kadastrale.
Por zona gjeografike që ka fshehur Blendi Gonxhe zbulohet nga Vendimi Nr. 22, datë 29 maj 2024 i Këshillit Kombëtar të Territorit, i firmosur nga Edi Rama, që ka miratuar lejen e ndërtimit për resort në zonën e Kalasë së Lëkurësit në Sarandë, nga kompania "TDT&Partners" e mafiozit Dajlan Avdia. Projekti i ndërtimit të këtij resorti është në tokën brenda kufijve të zonës arkeologjike dhe zonës së trashëgimisë kulturore të Kalasë së Lëkurësit, që tashmë do të uzurpohet, shkatërrohet e mbulohet nga themelet dhe objektet e resortit të mikut të Edi Ramës.
Është lidhja në interesa mes Edi Ramës dhe ndërtuesit mafioz Dajlan Avdia që ka detyruar ministrin Blendi Gonxhe të japë miratimin e lejes për ndërtimin e resortit, duke mashtruar sikur zona arkeologjike dhe e trashëgimisë historiko-kulturore në Kalanë e Lëkurësit nuk janë të tilla.
Aq tallës është vendimi i Blendi Gonxhes, sa për të fshehur të vërtetën e krimit ndaj vlerave të trashëgimisë, i ka lënë gjoja detyrë ndërtuesit Dajlan Avdia të bëjë akt-marrëveshje me firma të licencuara në arkeologji, për të mbikëqyrur kryerjen e punimeve të resortit.
Ndërsa në vendim thotë: "Miratohet raporti i kryerjes së sondazheve arkeologjike, që lejon ndërtimin e resortit", duke mashtruar sikur në zonën e mbrojtur rreth Kalasë së Lëkurësit nuk ka vlera arkeologjike e të trashëgimisë./Pamfleti
Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal. Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi.blendi gonxhe kalaja e lëkurësit dajlan avdiaj leje 189 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës? 20 Gusht 2026, 16:4016:40Anti-Mafia Foto-bomba/ Endri Haxhiu, krahu i djathtë i ministrit të Turizmit Blendi Gonxhe, në tavolinë me Bekim Bulicën e “Principotes” ku u vra turisti portugez 19 Gusht 2026, 11:4611:46Anti-Mafia “Principote” e bandës Bulica: turizmi që Edi Rama i ofron BE-së; vrasje, pengmarrje dhe trafik droge 18 Gusht 2026, 13:2213:22Anti-Mafia Shqipëria drejt rihapjes së basteve online: Mundësi, pikëpyetje dhe kritika për transparencën 17 Gusht 2026, 16:5116:51Anti-Mafia Qeveria hungareze nis hetim zyrtar për 4iG, çfarë do të ndodhë me One Albania? 16 Gusht 2026, 14:4514:45Anti-Mafia Baste ilegale, call-center, trafik droge dhe tenderë/ Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës qe do financojë 5 kulla nga Tirana ne Velipojë? 15 Gusht 2026, 12:4012:40Anti-Mafia

