Lajme Zone
Bjorn Runa: Një koalicion hipokritësh që vetëquhet 'revoltë anti-establishment'
PolitikëShqiptarja

Bjorn Runa: Një koalicion hipokritësh që vetëquhet 'revoltë anti-establishment'

Berisha kërkon të dobësojë Ramën, e majta sheh mundësinë për ta lexuar revoltën si shpërthim të pabarazisë, ndërsa nacionalistët përpiqen ta kthejnë në një tjetër betejë për kombin. Studentët, në këtë mes, rrezikojnë të mbeten thjesht lënda e parë politike për ambiciet e të tjerëve.

Ka një prirje në media dhe mes një sërë figurash publike përkrahëse të protestës, për ta paraqitur atë që po ndodh prej një jave në vend si revoltë të të rinjve kundër establishmentit politik, duke shkuar deri aty sa të bëjnë sikur nuk e shohin se establishmenti në fakt, jo vetëm që ndodhet brenda protestës, por është pjesa më aktive dhe e zëshme e saj. Do të mjaftonte të ndiqje aktivitetin online të protestës në rrjete sociale për ta kuptuar këtë, por e gjitha u shfaq mjaft qartë të dielën kur, pas një tjetër nate të dhunshme, protestues të maskuar e me molotovë në duar, teksa përpiqeshin t’i iknin policisë, gjetën strehë në selinë e Partisë Demokratike. Shumëçka mund të jetë e diskutueshme në ato skena, përfshi këtu agresiviteti i policisë (që për hir të së vërtetës rrezikon të armiqësojë edhe më shumë njerëz me sjelljen e saj terrorizuese), por në thelb është e vështirë të vazhdosh ta quash kaosin në rrugët e Tiranës, një revoltë anti establishment kur pjesëmarrësit më të dhunshëm të saj duket se e dinë mjaft mirë se në ç’ndërtesë ndihen të sigurt. Për muaj me radhë, që nga nisja e Revolucionit Flamingo të marrë peng (vazhdimësi e të cilit është edhe kjo protestë e dhunshme, po aq e marrë peng), grupe të ndryshme janë përpjekur të shfrytëzojnë zemërimindhe pakënaqësitë sociale për qëllime të ndryshme. Studentët janë bërë tryeza ku secili kërkon të hajë nga një kafshatë. Berisha kërkon të dobësojë Ramën, e majta sheh mundësinë për ta lexuar revoltën si shpërthim të pabarazisë, ndërsa nacionalistët përpiqen ta kthejnë në një tjetër betejë për kombin. Studentët, në këtë mes, rrezikojnë të mbeten thjesht lënda e parë politike për ambiciet e të tjerëve. LEXO EDHE:'Bujrum, dialog pa kushte', Rama i përgjigjet 21 organizatave të shoqërisë civile: Distancohuni qartë nga dhuna dhe maskarada pseudo-studentore Në fakt, sa më gjatë qëndrojnë të bashkuar, aq më tepër i ngjasojnë asaj kulture politike kundër së cilës thonë se janë duke luftuar. Kulturë politike e dominuar nga fiksimi për të shpallur armiq kudo dhe për të toleruar agresionin kur ai vjen nga radhët e tua, por që do të dënohej menjëherë nëse do të vinte nga kampi kundërshtar. Portretet mund të ndryshojnë, por zakonet e tyre, fatkeqësisht duket se janë të njëjta me ato që kemi parë në 36 vite. Tani, mund të vazhdojmë ta quajmë sa të duam “gjeneratë Z,” por kjo nuk e rinon atë që po ndodh në rrugët e Tiranës. Të rinjtë mund të bëhen pjesëmarrës të politikës së vjetër po aq lehtësisht sa kushdo tjetër. Për më tepër, kur njerëz që kanë një javë që sulmojnë qytetin pa kursyer askënd gjejnë strehë në selinë e një prej partive më “establishment” të vendit, a ka më kuptim të vazhdojmë të shtiremi se establishmenti nuk është pjesë e protestës? Nuk mund të pretendosh që po rrëzon klasën e vjetër politike, kur pikërisht atë e sheh si strehë të sigurt përballë rrezikut. U.D/Shqiptarja.com TAG: bjorn runa Tirane PD sali berisha edi rama protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 6773 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?