Lajme Zone
Biznesi i makinave ka bllokuar prej 5 muajsh parkimet publike, Bashkia Lezhë nuk reagon
PolitikëJOQ Albania

Biznesi i makinave ka bllokuar prej 5 muajsh parkimet publike, Bashkia Lezhë nuk reagon

Një qytetar nga Lezha i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim, duke ngritur shqetësimin për zaptimin e vendeve publike të parkimit nga një biznes që, sipas tij, i përdor ato për të ekspozuar automjete në shitje.

Një qytetar nga Lezha i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim, duke ngritur shqetësimin për zaptimin e vendeve publike të parkimit nga një biznes që, sipas tij, i përdor ato për të ekspozuar automjete në shitje.

Sipas qytetarit, situata vijon prej rreth pesë muajsh në zonën e Gurrave në Lezhë, ku rreth tetë automjete të vendosura për shitje qëndrojnë të parkuara përgjatë rrugës, duke zënë korsinë dhe vendet që normalisht duhet të shërbejnë për banorët.

Në videon e dërguar në redaksinë tonë, e filmuar mbrëmjen e djeshme, shihen automjetet e parkuara njëra pas tjetrës, ndërsa në secilën prej tyre është vendosur i njëjti numër telefoni për kontakt, çka sipas denoncuesit tregon se i përkasin të njëjtit subjekt. "Ka pesë muaj që është e njëjta histori. Kemi bërë kërkesë në Bashki, por nuk ka asnjë reagim. Nuk dimë emrin e kompanisë, por të gjitha makinat kanë të njëjtin numër telefoni. Janë tetë makina dhe përdorin zonën publike për t'i shitur. Ne nuk kemi ku të parkojmë makinat tona dhe po marrim gjoba çdo ditë, ndërsa ata e përdorin rrugën si biznes", shkruan qytetari. Banorët thonë se për shkak të mungesës së vendeve të lira janë detyruar t'i parkojnë automjetet në vende të tjera, duke u përballur shpesh edhe me gjoba, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për lirimin e hapësirave publike.

Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Lezhë dhe strukturave përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe të marrin masa, në mënyrë që parkimet publike të mos përdoren si hapësira private për shitjen e automjeteve.

JOQ Albania mbetet e hapur për reagimin e Bashkisë Lezhë ose të subjektit të përmendur, nëse dëshirojnë të japin versionin e tyre mbi këtë denoncim. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)