Prej gjashtë ditësh, në Tiranë mbizotëron kaosi nga protestat më të dhunshme që kryeqyteti ka parë ndër dekada. Ndërsa qeveria ngre pretendime për “duar të huaja” dhe për praninë e personave që nuk janë studentë, një deklaratë e bërë nga vetë një protestues shton pikëpyetjet dhe dyshimet mbi mënyrën se si po organizohet pjesëmarrja në protestat e dhunshme Në videon e publikuar nga Gazeta Tema, një i ri pranon se ka ardhur nga jashtë për të marrë pjesë në protestë dhe se biletën e avionit ia kanë paguar të tjerë, sepse ai vetë nuk kishte mundësi ta përballonte vetë udhëtimin. LEXO EDHE:Bllokimi i auto-ambulancave nga protestuesit, Urgjenca: Stop lajmeve të rreme, nuk transportojnë gaz lotsjellës! Po rrezikoni jetët e pacientëve “Erdha vetë dje, do qëndroj disa ditë për protestë, sepse nuk mundesha që thjesht ta shija dhe mos vija... Biletën ma kanë paguar. Nuk e përballoja dot biletën”, thotë ai në një prononcim për mediat. Por kush ia ka paguar biletën? Këtë i riu nuk e sqaron. Deklarata vjen pikërisht në kohën kur pjesëmarrja e personave të ardhur nga jashtë është kthyer në pjesë të debatit politik për protestat e dhunshme, duke konfirmuar se të paktën në këtë rast, shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrjen në protestë janë mbuluar nga dikush tjetër dhe duke ngritur pikëpyetje nëse në këtë mënyrë janë financuar edhe udhëtime të protestuesve të tjerë. U.D/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (6 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 5819 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
