Lajme Zone
Bilanci/ Në një muaj e gjysmë, u arrestuan ose u vunë nën hetim 29 piromanë! Policia apel: Mos ndizni zjarre, rrezikoni jetën dhe pronën
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Bilanci/ Në një muaj e gjysmë, u arrestuan ose u vunë nën hetim 29 piromanë! Policia apel: Mos ndizni zjarre, rrezikoni jetën dhe pronën

Policia e Shtetit ka arrestuar ose ka vënë nën hetim 29 persona të dyshuar për zjarrvënie gjatë muajit qershor dhe dy javëve të para të korrikut. Vetëm në 24 orët e fundit u goditën tre raste në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër.

TIRANË- Në një muaj e gjysmë, Policia e Shtetit thotë se 29 persona janë arrestuar ose vënë nën hetim, të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në zona të ndryshme të vendit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar tre autorë të dyshuar në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër. Dy prej tyre janë arrestuar në flagrancë, ndërsa një është vënë nën hetim në gjendje të lirë. Në Kavajë, një 51-vjeçar u arrestua pasi zjarri i ndezur në tokën e tij u përhap duke djegur kullota dhe rreth 300 pemë agrumesh dhe ullinjsh. LEXO edhe...Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre (VIDEO) Në Vorë, në pranga përfi një 43-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi zjarr në një sipërfaqe toke, duke djegur një parcelë të mbjellë me pemë frutore. Ndërsa në Mallakastër nisi hetimi ndaj një 39-vjeçari, pasi gjatë tërheqjes së një automjeti me karrotrec u krijuan shkëndija elektrike që shkaktuan zjarr, duke djegur dhjetëra pemë arre. Blutë u bëjnë thirrje qytetarëve, fermerëve dhe pronarëve të tokave të mos ndezin zjarre apo të djegin mbetje në sipërfaqe bujqësore, pasi kjo përbën vepër penale dhe përbën rrezik për përhapjen e pakontrolluar të flakëve, si dhe për dëmtimin e pronës, shëndetit dhe jetës. Njëkohësisht, Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të zjarrvënies, duke garantuar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm. SI.E./ReportTv.al zjarret 2026 zjarrvenie zjarr Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 9% Të gabuar 88% Nuk e di 3% Vota total: 233 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?