Lajme Zone
Bilanci i Policisë Rrugore: 8 shoferë në pranga dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, shpejtësia e lartë dhe parkimi i gabuar mbeten shkeljet kryesore
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Bilanci i Policisë Rrugore: 8 shoferë në pranga dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, shpejtësia e lartë dhe parkimi i gabuar mbeten shkeljet kryesore

Me fluksin e shtuar të lëvizjes drejt zonave bregdetare dhe turistike, Policia Rrugore ka shtuar patrullimet dhe kontrollet në akset kryesore të vendit, duke monitoruar shkeljet që rrezikojnë sigurinë në rrugë.

Tetë drejtues automjetesh janë arrestuar dhe 4 255 gjoba janë vendosur gjatë 24 orëve të fundit nga Policia Rrugore, në kuadër të kontrolleve të zhvilluara në të gjithë vendin. Sipas Policisë, nga të arrestuarit, gjashtë shoferë u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa dy të tjerë pa leje drejtimi. LEXO edhe...Këmbësorët në autostradë, Rrugorja e Fierit i gjobit me nga 1000 lekë: Përdorni mbikalimet për sigurinë e jetës suaj (VIDEO) Gjatë kontrolleve janë vendosur 1 530 gjoba për parkime të gabuara në zonat urbane, ndërsa automjetet e parkuara në korsitë e dedikuara dhe në trotuare janw larguar me karrotrec. Në akset kombëtare, 1 331 shoferë janë ndëshkuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. Policia ka gjobitur gjithashtu 332 drejtues për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 126 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 66 për përdorim të celularit gjatë drejtimit, 166 për parakalime të gabuara, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 11 për zhurma dhe manovra të rrezikshme në qendrat urbane, si edhe 494 drejtues për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit. Policia Rrugore bën të ditur se, për shkak të fluksit të shtuar të lëvizjes drejt zonave bregdetare dhe turistike, kontrollet dhe patrullimet do të vijojnë të jenë të shtuara gjatë fundjavës. U.D/ReportTv.al policia rrugore parkimet Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.2% I gabuar 27.7% Nuk e di 8.1% Vota total: 3797 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?