Një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse në Vlorë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:00, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë. Personi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga rënia. Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në ngjarje. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të saj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

