Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës Procesi u ndërpre pas kërkesës së Albin Kurtit për kohë shtesë lidhur me diskutimet për Presidentin. Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën konstituive të legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Në sallë ishin të pranishëm 119 deputetë, të cilët bënë betimin dhe morën zyrtarisht mandatin.
Seanca po drejtohet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, i cili, si deputeti më i vjetër në moshë, kryeson mbledhjen e parë të legjislaturës.
“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, shkruhet në tekstin e Betimit.
Pas betimit, deputetët miratuan ngritjen e komisionit për verifikimin e mandateve dhe të kuorumit, duke hapur rrugën për procedurat e mëtejshme të konstituimit të Kuvendit.
Hapi i radhës ishte zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, proces që kërkon mbështetjen e të paktën 61 deputetëve. Sipas rregullores, gjatë kësaj procedure nuk zhvillohen debate.
Megjithatë, procesi nuk vijoi, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për diskutimet që lidhen me postin e Presidentit. Pas kësaj kërkese, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi ta ndërpresë mbledhjen, duke bërë të ditur se deputetët do të njoftohen në vijim për datën dhe orën e vazhdimit të saj.
Pas konstituimit të Kuvendit, pritet që deputetët të shqyrtojnë dhe votojnë përbërjen e qeverisë së re, e cila do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje. Më pas, vëmendja politike do të përqendrohet te zgjedhja e Presidentit të Kosovës.
Në kuadër të këtyre zhvillimeve, Albin Kurti zhvilloi dy ditë më parë një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. LDK-ja ka bërë të ditur se synon që posti i Presidentit t’i takojë një kandidati të propozuar nga kjo forcë politike.
Pas takimit, Kurti deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje do të mbështesë një figurë që nuk është pjesë e politikës së përditshme. Ndërkohë, në pranverë ai nuk mbështeti një mandat të dytë për Vjosa Osmanin, e cila tashmë është zgjedhur deputete.betohen deputetët e kuvendit të kosovës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Hamza mesazh Vetëvendosjes: Përgjegjësia për krijimin e institucioneve është e juaja 6 Gusht 2026, 11:3811:38Kosova Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Haziri: Po punojmë me Vetëvendosjen, presidenti mbetet kërkesë e jona 6 Gusht 2026, 10:5910:59Kosova Takimi Kurti-Abdixhiku pa një marrëveshje, mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës 6 Gusht 2026, 08:5508:55Kosova S’ka “tym të bardhë” në Kosovë, takimi Kurti- Abdixhiku nuk sjell marrëveshje; zgjedhjet sërish opsion! 4 Gusht 2026, 21:4521:45Kosova LVV-ja dhe LDK-ja shumë pranë marrëveshjes, Kurti dhe Abdixhiku nisin takimin e dytë 4 Gusht 2026, 18:5318:53Kosova Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok, çfarë dihet deri më tani? 3 Gusht 2026, 21:5121:51Kosova

