Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuohen banorët në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! 4 familje largohen nga shtëpitë në Mirditë (VIDEO)


Flakët e zjarrit kanë përparuar për shkak të erës, duke iu afruar banesave në lagjen Pepaj, fshati Gojan i Madh, në Pukë. Report TV ka ndjekur nga afër evakuimin e banorëve. Policia ndërhyri për të shpëtuar banorët. “Lëvizni të gjithë, jashtë, jashtë!”, janë thirrjet e policisë. LEXO edhe...Vlorë/ Zjarri në Dukat zgjerohet me shpejtësi, flakët përfshijnë edhe një pjesë të malit të Çikës Banorët e

Flakët e zjarrit kanë përparuar për shkak të erës, duke iu afruar banesave në lagjen Pepaj, fshati Gojan i Madh, në Pukë. Report TV ka ndjekur nga afër evakuimin e banorëve. Policia ndërhyri për të shpëtuar banorët. “Lëvizni të gjithë, jashtë, jashtë!”, janë thirrjet e policisë. LEXO edhe...Vlorë/ Zjarri në Dukat zgjerohet me shpejtësi, flakët përfshijnë edhe një pjesë të malit të Çikës Banorët e alarmuar ikin me sytë këmbët, duke u përpjekur të marrin me vete edhe sendet personale. “Po merr flakë shtëpia. Unë po zbres poshtë, por nuk mund të iki pa u siguruar për shtëpinë. Po zbres deri në qendër, por do të vij sërish këtu”, tha një banor. Kjo është situata kaotike e shkaktuar nga flakët, të cilat kanë përfshirë masivin pyjor dhe kanë zbritur në zonën e banuar”, thotë një banor. Në Gojan të Madh ka mbërritur një helikopter, i cili po hedh ujë në vatrën më problematike, ndërsa në terren janë edhe forcat zjarrfikëse. Deri më tani raportohet për 4 banesa të djegura. Siç shihet në pamjet që sjell Report TV, vatra e zjarrit është tejet masive dhe e vështirë për t’u vënë nën kontroll. Kjo vatër është vazhdim i zjarrit që ka nisur prej një jave në kurorën e Tërbunit, ku janë djegur 120 ha me pyje. Në Mirditë, dy vatra zjarri me përmasa të mëdha janë aktivizuar në zonat e Tenës dhe Kodër Rrëshenit. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe temperaturat e larta, duke iu afruar banesave. Deri tani janë evakuuar 4 familje, ndërsa situata mbetet e vështirë dhe pritet të ketë edhe evakuime të tjera. Strukturat e emergjencës dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit. Deri në orën 14:00 janë regjistruar 16 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje. Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar 240 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore. Lajm në përditësim... Ora 17:06 Vlorë/ Zjarri në Dukat zgjerohet me shpejtësi, flakët përfshijnë edhe një pjesë të malit të Çikës Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në malet e Dukatit në Vlorë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, duke u përhapur në një sipërfaqe gjithnjë e më të madhe.Flakët, të favorizuara nga era e fortë dhe terreni i vështirë malor, kanë përfshirë edhe një pjesë të malit të Çikës.Kjo ka bërë që sipërfaqja e përfshirë nga zjarri të zgjerohet ndjeshëm. Share Ora 16:57 Zjarri në Gojan të Madh të Pukës, Trajçe: Situatë alarmante, mund të digjen shtyllat e tensionit! Rrezikohet edhe shkolla e fshatit! Dëme të mëdha për biodiversitetin (VIDEO) Eksperti i Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror (PPNEA), Aleksandër Trajçe, ka qenë sot në fshatin Gojan i Madh të Pukës, ku zjarri është përhapur në zonat e banuara dhe ka djegur disa banesa.Në një lidhje live me gazetarin Nertil Agalliu për Report Tv, Trajçe tha se nga ajo që kishte parë me sytë e tij, situata mund të përshkruhej si apokaliptike.Për ekspertin Trajçe, angazhimi vetëm i një helikopteri për shuarjen e flakëve nuk është i mjaftueshëm. Kjo pasi sipas ekspertit, zjarri veç banesave po rrezikon edhe një shkollë të fshatit dhe shtyllat e tensionit.“Situata vazhdon të jetë shumë e rënduar. Nëse mund ta shihni, zjarri vazhdon të jetë shumë i madh. Zjarri i është afruar shumë banesave mbi fshatin Gojan i Madh. Nëse shihni këtu është edhe shkolla e fshatit e cila ndodhet shumë afër dhe rrezikohen edhe shtyllat e tensionit të lartë që janë mbi fshat. Situatën mund ta përshkruaj si apokaliptike. Për momentin është vetëm një zjarrfikëse që shkon e vjen. Është një helikopter, por nuk është e mjaftueshme. Duhet të angazhohen më tepër forca për ta vënë nën kontroll”, tha mes të tjerash Trajçe.Më tej eksperti Trajçe tha se zjarri në malin e Tërbunit ka sjellë dëme të shumta edhe për biodiversitetin. Ai tregoi se shumë kafshë të egra po largohen me shpejtësi nga zona dhe se rrezikon të shuhet plotësisht një masiv pyjor prej 30 mijë hektarësh.“Zjarri në Malin e Tërbunit ka sjellë dëme për biodiversitetin. Unë isha në një pjesë të pyllit dhe pashë edhe kafshë të egra që po largoheshin nga tmerri i zjarrit. Isha shumë pranë. Një nga videot që publikova ishte pikërisht në atë moment. Situata është shumë alarmante për pyjet. Rrezikon të zhduket një masiv pyjor i cili është mbrojtur prej dekadash. Por situata është shumë e rrezikshme, sepse po digjen shtëpitë e banorëve. Kemi parë lepuj të egër dhe derra të egër që po i largoheshin zjarrit. Janë disa vatra zjarri të përhapura thuajse në të gjithë masivin e bjeshkëve të Tërbunit dhe të Kuzhnenit. Është një masiv jashtëzakonisht i madh. Flasim për 30 mijë hektarë masiv malor, që është nën pushtetin e flakëve”, shtoi eksperti Trajçe. Share Ora 16:51 'Gjithçka e përpirë', zjarri shkrumbon 4 banesa në Gojan të Pukës Në fshatin Gojan i Madh të Pukës, situata paraqitet mjaft problematike, pasi flakët i janë afruar zonave të banuara në lagjen Pepaj. Ka nisur evakuimi i banorëve, ndërkohë një helikopter po punon për shuarjen e flakëve.Deri më tani raportohet për 4 banesa të shkrumbuara nga flakët në lagjen Pepaj. Zjarri ka përpirë gjithçka siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv. Share Ora 15:27 Pukë/ Zjarri në fshatin Gojan i Madh i afrohet banesave, situatë kaotike në lagjen Pepaj! Evakuohen banorët Situatë kaotike në lagjen Pepaj të fshatit Gojan i Madh të Pukës. Flakët kanë hyrë në fshat në lagjen Pepaj. Situata është mjaft problematike, pasi zjarri është i përmasave mjaft të mëdha.Banorët janë evakuuar, ndërkohë që duket e pamundur çdo përpjekje për shuarjen e flakëve, pasi nuk ka as helikopter që të punojë nga ajri për izolimin e vatrës së zjarrit. Share Ora 14:52 Mirditë/ Aktivizohen dy vatra zjarri në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit! Evakuohen 4 familje (VIDEO) Dy vatra zjarri në përmasa të mëdha janë aktivizuar në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë.Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe temperaturat e larta, duke iu afruar banesave në zonë.Deri tani janë evakuuar 4 familje, në varësi të përhapjes së flakëve, të ketë edhe evakuime të tjera.Strukturat e emergjencës dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit. Share Ora 14:19 Zjarr pranë banesave në Derstil të Elbasanit, flakët rrezikojnë shtëpinë e një të moshuare dhe një biznes (VIDEO) Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar, në Elbasan, duke rrezikuar një banesë ku në ato momente ndodhej një e moshuar, si dhe një biznes pranë zonës.Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer pranë një grumbulli mbetjesh dhe më pas është përhapur me shpejtësi. Fillimisht për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë banorët e zonës, ndërsa më pas në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.Aktualisht, flakët po mbahen nën kontroll, ndërsa vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera. Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet. Share Ora 13:44 Tre vatra zjarri në fshatin Kujtim të Bashkisë Klos, dyshohen të qëllimshme (VIDEO) Tre vatra zjarri u aktivizuan këtë të premte në masivin pyjor me dushqe në lagjen "Grege" të fshatit Kujtim në Bashkinë e Klosit. Sipas dëshmitarëve të tre zjarret janë ndezur shumë pranë në kohë me njëri - tjetrin, duke bërë që të lindin dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.Mungesa e një rruge në këtë zonë ka bërë që automjeti zjarrfikës të mos shkoj pranë vatrave të zjarrit. Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore për izolimin e flakëve. Share Ora 12:57 Pamjet nga beteja me zjarret në Milot, Pukë e Vlorë, Nufi: 252 ushtarakë në krah të komuniteteve! (VIDEO) Një betejë e vështirë me flakët u zhvillua gjatë natës që lamë pas në 3 zona të vendit. Pamjet e publikuara nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tregojnë zjarrfikësit në terrene të thepisura në Milot të Kurbinit, teksa luftojnë disa vatra zjarri njëkohësisht. Pamje të ngjashme vijnë edhe nga Gojani i Pukës, ku helikopterët zjarrfikës furnizohen me ujë dhe më pas ndërhyjnë mbi masivin e përfshirë nga zjarri. Në Dukat, ndërkohë, avioni zjarrfikës vijon operacionin nga ajri për të vënë nën kontroll flakët.Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, ministri ka dhënë edhe një përditësim të situatës, duke bërë të ditur se gjatë natës efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore.Sipas ministrit, sot në terren janë angazhuar 252 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me mjete dhe kapacitete ajrore."Forcat e Armatosura, të angazhuar intensivisht dhe krah komuniteteve në përballimin e situatave të zjarreve. Gjatë natës që lamë pas, efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore. Sot, 252 efektivë të Forcave të Armatosura janë të angazhuar në terren, me mjete dhe kapacitete ajrore. Share Ora 10:18 Pukë/ Përmirësohet situata në zonën pyjore, vatra problematike mbetet ajo në Gojan (VIDEO) Zjarri në zonën e pyllëzuar të Pukës është përmirësuar për shkak të qetësimit të erës. Ndërkohë problematike mbetet vatra në në fshatin Gojan i vogel njesia administrative Gjegjan dhe Prozhem njësia administrative Rrapë. Të angazhuar janë 40 forca zjarrfikese nga Puka e Fushë-Arrëzi, 40 punonjës te bashkisë, 6 punonjës të shërbimit pyjorë si dhe banorë të Gojanit të Vogël. Share Xh.K/SI.E./ReportTv.al zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5579 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?