Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, 2 avionë ndërhyjnë në Dukat të Vlorës! Qetësohet situata në Gojan të Pukës (VIDEO)


Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 9 janë aktive. Ndërhyrjet ajrore janë përqendruar në Dukat të Vlorës. Zjarri ka nisur mbrëmë në zonën e Shatës dhe është zgjeruar gjatë natës drejt malit. Sot kanë mbërritur 2 avionë Air Tractor. Aktualisht s’ka rrezik për banesa. LEXO edhe...Pamjet nga beteja me zjarret në Milot, Pukë e Vlorë, Nufi: 252 ushtarakë në krah të kom

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 9 janë aktive. Ndërhyrjet ajrore janë përqendruar në Dukat të Vlorës. Zjarri ka nisur mbrëmë në zonën e Shatës dhe është zgjeruar gjatë natës drejt malit. Sot kanë mbërritur 2 avionë Air Tractor. Aktualisht s’ka rrezik për banesa. LEXO edhe...Pamjet nga beteja me zjarret në Milot, Pukë e Vlorë, Nufi: 252 ushtarakë në krah të komuniteteve! (VIDEO) Situata në pyjet e Pukës paraqitet e qetë. Zjarrfikësit janë përqendruar në Gojan të Vogël dhe Prozhem. Helikopterët kanë kryer disa fluturime mbi zonën e zjarrit dhe janë larguar drejt Milotit, ku ka një tjetër vatër aktive që prej ditës së djeshme. Në Dajt të Tiranës është riaktivizuar vatra, por pa rrezik për zonat e banuara. Në Ballaxhiaj të Memaliajt zjarri është nën kontroll dhe larg banesave, ndërsa disa banorë të evakuuar po rikthehen në banesa. Vatra të tjera aktive raportohen në Kalivaç, Shtuf, Gjorm të Sipërm dhe Hotolisht. Në operacione janë angazhuar 235 forca operacionale, 33 makina zjarrfikëse, 140 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Ora 13:44 Tre vatra zjarri në fshatin Kujtim të Bashkisë Klos, dyshohen të qëllimshme (VIDEO) Tre vatra zjarri u aktivizuan këtë të premte në masivin pyjor me dushqe në lagjen "Grege" të fshatit Kujtim në Bashkinë e Klosit.Sipas dëshmitarëve të tre zjarret janë ndezur shumë pranë në kohë me njëri - tjetrin, duke bërë që të lindin dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.Mungesa e një rruge në këtë zonë ka bërë që automjeti zjarrfikës të mos shkoj pranë vatrave të zjarrit.Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore për izolimin e flakëve. Share Ora 12:57 Pamjet nga beteja me zjarret në Milot, Pukë e Vlorë, Nufi: 252 ushtarakë në krah të komuniteteve! (VIDEO) Një betejë e vështirë me flakët u zhvillua gjatë natës që lamë pas në 3 zona të vendit. Pamjet e publikuara nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tregojnë zjarrfikësit në terrene të thepisura në Milot të Kurbinit, teksa luftojnë disa vatra zjarri njëkohësisht. Pamje të ngjashme vijnë edhe nga Gojani i Pukës, ku helikopterët zjarrfikës furnizohen me ujë dhe më pas ndërhyjnë mbi masivin e përfshirë nga zjarri. Në Dukat, ndërkohë, avioni zjarrfikës vijon operacionin nga ajri për të vënë nën kontroll flakët.Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, ministri ka dhënë edhe një përditësim të situatës, duke bërë të ditur se gjatë natës efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore.Sipas ministrit, sot në terren janë angazhuar 252 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me mjete dhe kapacitete ajrore."Forcat e Armatosura, të angazhuar intensivisht dhe krah komuniteteve në përballimin e situatave të zjarreve. Gjatë natës që lamë pas, efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore. Sot, 252 efektivë të Forcave të Armatosura janë të angazhuar në terren, me mjete dhe kapacitete ajrore. Share Ora 10:18 Pukë/ Përmirësohet situata në zonën pyjore, vatra problematike mbetet ajo në Gojan (VIDEO) Zjarri në zonën e pyllëzuar të Pukës është përmirësuar për shkak të qetësimit të erës.Ndërkohë problematike mbetet vatra në në fshatin Gojan i vogel njesia administrative Gjegjan dhe Prozhem njësia administrative Rrapë. Të angazhuar janë 40 forca zjarrfikese nga Puka e Fushë-Arrëzi, 40 punonjës te bashkisë, 6 punonjës të shërbimit pyjorë si dhe banorë të Gojanit të Vogël. Share Xh.K/ReportTv.al Dukat puke Shkoder Vlore zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.7% Vota total: 5412 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?