Lajme Zone
​Besnik Tahiri - Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet
PolitikëTelegrafi

​Besnik Tahiri - Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri është shprehur i vendosur se pozitën e Presidentit nuk do të lejojnë ta merr Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri është shprehur i vendosur se pozitën e Presidentit nuk do të lejojnë ta merr Lëvizjes Vetëvendosje.“Presidentin nuk do ta merr pa pasur një pozicion konsesnsual, pa marrë parasysh kush çfarë pozicioni ka për shkak se ajo është një figurë që duhet të reflektojë unitetin dhe jo partinë. Ne do të punojmë që të pengojmë kthimin e Republikës së Kosovës në parti-shtet”, tha Tahiri. Më tej, ai tha se nuk mund të ketë marrëveshje politike kur Kuvendi ende nuk është konstituar.Tahiri duke përmendur faktin se iu është parandaluar hyrja në Kuvend, kërkoi se mbi cfarë baze po kërkohet marrëveshja politike.“Qysh mundet me pasur marrëveshje politike kur nuk ka Kuvend të konstituum. Mbi cfarë logjike mund të arrihet një marrëveshje politike kur neve na u ka parandalua hyrja në Kuvend dhe Kuvendi nuk ekziston i konstituar, mbi çfarë baze”, tha ai.Sot, deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë tentuar sërish të futen në sallën e kuvendit, por ajo ishte e mbyllur për ta. /kp/