Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Besimtarët festojnë për Shën Mërinë në Manastirin e Zvërnecit, urojnë njëri-tjetrin për ‘Pashkën e verës’


15 Gushti, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, është kremtuar në Manastirin e Zvërnecit, në një atmosferë lutjesh dhe besimi. Pjesë e kësaj feste ishin jo vetëm besimtarët ortodoksë, por edhe turistë.

Besimtarë të shumtë nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe qytetarë e pushues, u mblodhën këtë 15 gusht në Manastirin e Zvërnecit për të kremtuar fjetjen e Shën Mërisë, një prej festave më të rëndësishme të kalendarit të krishterë. Qirinjtë e ndezur, lutjet për shëndet, paqe e mbarësi shoqëruan pelegrinazhin në një prej monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore e fetare në jug të vendit. “Lavdi Perëndisë dhe sivjet na dha mundësinë Perëndia të festojmë së bashku, siç i themi në gjuhën tonë popullore, Pashkën e Vogël ose Pashkën e Verës. Dhe pse themi Pashkë? Sepse fjala Pashkë në kuptimin e vet është kalim. Sot festojmë ndryshimin e jetës së Shën Mërisë, kalimin e saj nga kjo botë në qiell, pranë Birit të saj dhe Perëndisë”, thotë At Jani Tereziu. LEXO EDHE:Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika Një tjetër traditë e kësaj dite është marrja e degëve të dafinës nga manastiri. “Dafina në Kishën Ortodokse ka kuptimin e saj në të Dielën e Dafinave, për hyrjen triumfale të Zotit Jezu Krisht në Jerusalem. Por sot nuk ka ndonjë kuptim të veçantë fetar. Është një traditë popullore e fshatrave përreth, që e marrin si bekim nga manastiri, por edhe e përdorin si zahire për dimër”, shpjegon ai. Për shumë prej besimtarëve, kjo ditë është një moment i veçantë lutjeje dhe falënderimi. “Shën Mëria është e të gjithëve. Dafinën e mora si shenjë për Shën Mërinë.” “Unë erdha nga Greqia, por shtëpinë e kam këtu. Vij një herë në vit, kur është kjo ditë.” “Është dita e nënës së të gjithëve. E gjithë botës është nëna.” Në fund të ceremonisë, besimtarët u larguar nga manastiri me degët e dafinës dhe urimet për njëri-tjetrin, duke e mbyllur këtë ditë feste me shpresë për ditë më të mira. Lajmi kryesor: Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: fjetja e shen merise at jani tereziu Manastiri i Zvërnecit Vlore Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.5 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 83.3% Shoqëria 7.1% Social media 9.5% Vota total: 42 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?