Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me prefektët e 12 qarqeve të vendit, ku në fokus ishte forcimi i komunikimit me qytetarët dhe rritja e përgjegjshmërisë së administratës publike në territor. Përmes prefektëve, të cilët përfaqësojnë një hallkë të rëndësishme të shtetit në territor, ministri përcolli porositë e Kryeministrit për një komunikim sa më profesional, korrekt, të besueshëm dhe të shpejtë me qytetarët. LEXO edhe...Takimi me deputetët dhe drejtuesit politikë në periferi të Tiranës, Rama pozon me stafin e restorantit: Me katnarët e mi n’dur t’sigurta! Lamallari theksoi se çdo ditë shumë qytetarë i drejtohen institucionit të Prefektit për shërbime të ndryshme, për informacion apo për të kërkuar zgjidhje për problematika që prekin jetën e tyre. Për këtë arsye, çdo kërkesë dhe shqetësim duhet të trajtohet me vëmendjen dhe seriozitetin e duhur. “Çdo shqetësim apo kërkesë për informacion i qytetarëve meriton vëmendje dhe ne kemi detyrimin të përgjigjemi dhe japim zgjidhje”, shprehet ministri Lamallari, duke nënvizuar se përgjegjësia e institucioneve nuk përfn me marrjen e një kërkese, por duhet të shkojë deri te adresimi konkret i saj. Sipas ministrit, besimi te institucionet ndërtohet përmes pranisë, komunikimit dhe zgjidhjeve konkrete, duke e bërë qytetarin të ndihet i dëgjuar dhe i respektuar. “Besimi ndërtohet aty ku qytetari ndihet i dëgjuar dhe ku institucionet veprojnë me zgjidhje konkrete. Ky është standardi që duhet të udhëheqë punën e çdo shërbëtori publik në çdo cep të vendit”, thekson Lamallari. Në përfundim të mesazhit të tij, ministri e lidhi këtë qasje me ‘BESA’ dhe ‘PraniaBesnike’, si një standard për një administratë më të përgjegjshme, më të afërt dhe më të besueshme për qytetarët. R.Xh/ReportTv.al Besfort Lamallari prefektet edi rama BESA Prania Besnike pasqyre albania Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 35% Nuk e di 12.7% Vota total: 5518 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
