Lajme Zone
Besa e fundit e Edi Ramës
PolitikëPamfleti

Besa e fundit e Edi Ramës

Flasim për lumturinë kur nuk jemi të lumtur, për dashurinë kur na mungon dashuria, për drejtësinë kur shohim padrejtësi. Njeriu nuk kërkon ujë kur nuk ka etje.

Edi Rama, te muri i Lotëve / Sazani, kështu, bëhet metafora perfekte e diplomacisë së Ramës: një ishull i vogël ku mund të ankorohen interesa shumë të mëdha, mjafton që kryeministri të mos mbetet kurrë në bregun e gabuar... Ka një thënie të vjetër sa filozofia: njeriu flet më shumë për atë që i mungon.

Flasim për lumturinë kur nuk jemi të lumtur, për dashurinë kur na mungon dashuria, për drejtësinë kur shohim padrejtësi. Njeriu nuk kërkon ujë kur nuk ka etje.

Ndoshta prej këtej duhet nisur për ta kuptuar këtë pasion të vonë të Edi Ramës për “besën”.

Sepse po të kishte një fjalë që përmbledh më pak se çdo tjetër mënyrën se si ai e ka ushtruar pushtetin gjatë këtyre viteve, do të ishte pikërisht ‘besa’.

Rreth tij ka kaluar një ushtri njerëzish që dikur qenë ministra, bashkëpunëtorë të afërt, kryebashkiakë, njerëz të besuar të pushtetit. Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Lefter Koka, Vangjush Dako e të tjerë kanë pasur fate të ndryshme penale dhe politike, ndaj nuk mund të futen të gjithë në të njëjtën thes. Një gjë, megjithatë, përsëritet me një rregullsi të habitshme: kur drejtësia troket te dera e tyre, Rama zbulon papritur se përgjegjësia është personale.

Vendimet qenë të qeverisë, ministrat qenë të tij, politikat u shpallën prej tij, sukseset u shitën si suksese të tij. Kur vjen fatura, secili duhet të paguajë për vete dhe për Kryeministrin.

Ky është mekanizmi.

Në kohë të mira, pushteti ka një pronar. Në kohë të këqija, përgjegjësia ka shumë jetimë.

Rama e ka shpjeguar këtë me metaforat e veta të famshme për mollët, dardhat e fiqtë që bashkëpunëtorët mund t'i kenë këputur rrugës pa dijeninë e tij. Një kryeministër që ka qeverisur vendin për më shumë se një dekadë na kërkon, në thelb, të besojmë se ka ditur gjithçka kur puna ka shkuar mirë dhe asgjë kur aferat kanë përfunduar në SPAK.

Kjo nuk është më vetëm çështje drejtësie. Është mënyrë ushtrimi e pushtetit.

Pikërisht këtu ku “besa” e Ramës bëhet interesante.

Nga “vëllezërit” e Tiranës te familja Trump

I njëjti instinkt shfaqet edhe jashtë Shqipërisë, vetëm se kostumi është më elegant.

Edi Rama ka dashur prej vitesh të jetë njeriu që mund të hyjë në çdo kancelari të botës.

Me Brukselin është europianisti më i zellshëm. Me Ankaranë kultivon marrëdhënien personale me Rexhepin, por edhe me popullin “vëlla” turk. Me grekët po ashtu. Me Izraelin kërkon afërsi strategjike. Në Washington kërkon derën që të çon te administrata e radhës.

Marrëdhënia me familjen Soros nuk ka qenë ndonjë sekret i sajuar nga kundërshtarët. Ka qenë publike, e fotografuar dhe e kultivuar gjatë. Alex Soros e ka quajtur Ramën “vëlla”; takimet mes tyre kanë vazhduar edhe pasi Amerika ndryshoi administratë.

Në anën tjetër është familja Trump dhe projekti i Jared Kushnerit në Sazan, të cilin qeveria shqiptare e ka përqafuar me një gatishmëri që nuk ka kaluar pa vëmendje as në mediat ndërkombëtare.

Sazani, kështu, bëhet metafora perfekte e diplomacisë së Ramës: një ishull i vogël ku mund të ankorohen interesa shumë të mëdha, mjafton që kryeministri të mos mbetet kurrë në bregun e gabuar.

Këtu tabloja bëhet shumë më interesante.

Nga njëra anë, miku i vjetër Soros. Nga tjetra, familja e presidentit Donald Trump.

Dy botë politike që në Amerikën e sotme nuk kanë shumë dashuri për njëra-tjetrën.

Në mes, Edi Rama.

Ai nuk zgjedh. Ai përshtatet. Është besnik në mbijetesë.

Këtu ndoshta gjendet çelësi për të kuptuar Ramën më mirë se në çdo fjalim të tij.

Nuk është ideolog. Është i mbijetuar.

Ideologu ka disa gjëra që nuk i bën, edhe kur i kushtojnë pushtet. Pragmatisti bën kompromise për të arritur një qëllim. I mbijetuari në politikë ka vetëm një qëllim: të jetë ende aty kur të tjerët të kenë ikur.

Rama ka parë presidentë amerikanë të vijnë e të ikin, qeveri europiane të bien, ambasadorë të ndërrohen, ministra të përfjnë në burg, miq të djeshëm për të cilët nuk mban më përgjegjësi.

Ai ka mbetur.

Kjo është një aftësi politike që kundërshtarët e tij gabojnë kur e nënvlerësojnë.

Ka vetëm një problem: ajo që është virtyt për mbijetesën e një politikani mund të jetë ves për shtetin që ai drejton.

Shqipëria ka nevojë për marrëdhënie të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se kush udhëheq në Shtëpinë e Bardhë. Ka nevojë për Bashkimin Europian, sepse aty është destinacioni i saj politik dhe ekonomik. Ka interesa me Turqinë, marrëdhënie të rëndësishme me Izraelin dhe duhet të flasë me çdo qendër politike që mund t'i shërbejë vendit.

Këto marrëdhënie duhet të jenë të Shqipërisë. Jo policë sigurimi për pushtetin e Edi Ramës. Sepse kur politika e jashtme ndërtohet mbi raportet personale të një njeriu, çdo miqësi bëhet e përkohshme, çdo aleancë bëhet e negociueshme.

Kjo është ironia e madhe e historisë.

Pas kaq shumë vitesh pushtet, Edi Rama ka nisur të flasë për ‘besën’. Është në fund. Njëlloj si flasin njerëzit me Zotin, në fund të jetës së tyre. Se në llogore, nuk ka ateistë!/Pamfletibesa e fundit e edi ramës gjergj zefi 1 Komente T Tony 17 Gusht 2026, 15:20 Besa ne dialekt verior thuhet Betha. Betha i thone edhe 'bytha' verioret. Te mencem jane. Mjere betha jote cfare do heqe o plehre. Do e psesije si Kadafi ky mut. Te gjithe diktatoret deri sa tu dale fryma e fundit kujtojne se jane te pavdekshem. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial Amerikës i duhet një president që nuk luan në bursë 16 Gusht 2026, 09:4909:49Editorial Kulti i Edi Ramës po shpërbëhet! 15 Gusht 2026, 10:2010:20Editorial Nuk mund të jetojmë të gjithë në breg të Lanës 14 Gusht 2026, 09:4709:47Editorial Kush po e kontrollon Ngushticën e Hormuzit? 13 Gusht 2026, 10:3610:36Editorial Mos u mërzisni, do ta bëjmë edhe Parisin si Kuçin e Vlorës 12 Gusht 2026, 12:3812:38Editorial Çfarë fshihet pas deklaratës së Vuçiçit për Ibrin? 11 Gusht 2026, 10:3010:30Editorial