Lajme Zone
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n
PolitikëPolitiko

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Kreu i PD, Sali Berisha ka vijuar akuzat e tij ndaj qeverisë, si dhe për lidhjen mes Vlora Hysenit, Ergys Agasit dhe Roni Yeffet. Në deklaratën e tij për mediat, Berisha tha se Hyseni, e pyetur për raportet me Agasin, kishte mohuar një lidhje të veçantë me të dhe kishte deklaruar se bashkëjetonte me Yeffet. Ai ngriti gjithashtu akuzat edhe për përfshirjen e Yeffet në çështje që lidhen me sektorin

Kreu i PD, Sali Berisha ka vijuar akuzat e tij ndaj qeverisë, si dhe për lidhjen mes Vlora Hysenit, Ergys Agasit dhe Roni Yeffet. Në deklaratën e tij për mediat, Berisha tha se Hyseni, e pyetur për raportet me Agasin, kishte mohuar një lidhje të veçantë me të dhe kishte deklaruar se bashkëjetonte me Yeffet. Ai ngriti gjithashtu akuzat edhe për përfshirjen e Yeffet në çështje që lidhen me sektorin e mbrojtjes dhe gazin e Delvinës, duke i lidhur këto, sipas tij, me kryeministrin Edi Rama.

“Vlora Hyseni e pyetur për lidhjet me Ergys Agasin ka mohuar të ketë ndonjë lidhje të veçantë me të. Ajo ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet. Në një anë Agasi, në një anë Yeffet. Kur e dëgjova këtë fjalë, mendova se ishte shpoti për lubinë, por burime të besueshme më thanë mua se ajo ka shprehur një të vërtetë ndaj SHISh ishte vënë në kontroll të dyfishtë, të Agasit dhe Yeffet. Kjo është një nga skemat më mafioze, vend anëtar i NATO-s që aplikon skenë të tillë në fushën e mbrojtjes, skemë mafioze. Është faktuar me regjistrime, përpjekja mafioze e Yeffet për të shtrirë dorën te gazi i Delvinës. Këto janë porosi dhe bashkërendim me Edi Ramën.”, tha ai. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm