Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

“Berisha vijon të jetë non grata”/ Alesia Balliu: Saliu i ka dhënë 6 milionë euro LaCivita


Në një përgjigje që shkaktoi tronditje jo vetëm në skenën politike amerikane, por edhe në atë shqiptare, Presidenti Amerikan Donald Trump ka sqaruar se Chris LaCivita, njeriu që Berisha zgjodhi si kre të fushatës politike të tij, nuk punon për të.

Në një përgjigje që shkaktoi tronditje jo vetëm në skenën politike amerikane, por edhe në atë shqiptare, Presidenti Amerikan Donald Trump ka sqaruar se Chris LaCivita, njeriu që Berisha zgjodhi si kre të fushatës politike të tij, nuk punon për të.

Skandali i cili ka tronditur politikën amerikane vetëm një muaj përpara zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, tregon se Chris LaCivita dhe James Blair kishin udhëtuar drejt Republikës Srpska të Bosnje-Hercegovinës javën e shkuar dhe ishin paguar si këshilltarë fushate nga qeveria pro-ruse e këtij entiteti.

Ish kryetarja e forumit rinor demokrat, Alesia Balliu thotë se LaCivita ka vepruar kundër interesave të SHBA, sepse ai mori pagesë 6 milionë euro nga Sali Berisha. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Balliu u shpreh se Berisha vijon të jetë i sanksioniar.

“Ishte një fasadë, farsë që Berisha në kohën e fushatës donte t’i jepte mesazh shqiptarëve se ishte pro amerikan dhe se amerikanët e kishin afruar Berishën. Por në fakt ishte thjesht një kontratë që Berisha kishte bërë kundrejt një shifre nga Chris LaCivita. Padyshim që Chris LaCivita ka marrë mbi 6 milionë euro nga Berisha. Ne e dimë që Berisha vijon të jetë i sanksionuar nga SHBA. Ai nuk pati ftesë në ceremoninë që u bë për ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri. Atë individ mund ta marrë çdo kush që ka çekun dhe ka euro sa Berisha për ta paguar. Ai do kishte probleme me Donald Trump, po vepron kundër interesave të shtetit amerikan. Kur një person është shpallur non grata, nuk mund të bësh fushatë në Shqipëri dhe të bësh të duket këtë person sikur ka lidhje me Amerikën”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *FokusAktualitet Alesia Balliu