Në një intervistë për emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Alesia Balliu deklaroi se Partia Demokratike ka humbur besueshmërinë e qytetarëve dhe se, sipas saj, forca politike është kthyer në një parti të drejtuar për interesat e Sali Berishës.
Balliu u shpreh se mungesa e një procesi real për ide dhe politika në interes të qytetarëve po e largon PD-në nga objektivi i rikthimit të besimit te elektorati.
“Kjo forcë politike ka humbur besueshmërinë e qytetarëve. Këshilli Kombëtar i PD nuk mblidhet për ide për popullin. Kjo parti është kthyer në parti të Berishës”, deklaroi ajo. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas Balliut, modernizimi dhe ripërtëritja e Partisë Demokratike nuk mund të realizohen pa një ndryshim në drejtimin e saj. Ajo e konsideroi lidershipin aktual si pengesën kryesore për rikthimin e besueshmërisë së partisë.
“Kjo forcë politike ka humbur besueshmërinë e qytetarëve. Këshilli Kombëtar i PD nuk mblidhet për ide për popullit. Kjo parti është kthyer në parti e Berishës. Nuk mund të ketë mordenizim, ripërtëritje apo fitim besueshmërie nëse nuk ndryshohet lidershipi i saj. Problemi është vetë Sali Berisha. Koha e tij politike ka skaduar dhe këtë e dinë të gjithë shqiptarët. PD sot është rikthyer nga pushimet verore dhe ka ardhur me shpatë në dorë për të sulmuar drejtësinë.
Balliu kritikoi edhe qëndrimin e opozitës ndaj institucioneve të drejtësisë.
/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Alesia BalliuPDSali Berisha

