Lajme Zone
Berisha: Rama dhe Yeffet po e përdorin Shqipërinë për kontrabandë armësh
PolitikëPolitiko

Berisha: Rama dhe Yeffet po e përdorin Shqipërinë për kontrabandë armësh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama dhe biznesmenin Ron Yeffet, se ata po e përdorin Shqipërinë për aktivitete të paligjshme të lidhura me kontrabandën e armëve. Gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët, Berisha tha se Rama përdor biznesmenin si ndërmjetës për përfitime të paligjshme dhe deklaroi se, sipas hetimeve mediatike të cilave iu referu

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama dhe biznesmenin Ron Yeffet, se ata po e përdorin Shqipërinë për aktivitete të paligjshme të lidhura me kontrabandën e armëve. Gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët, Berisha tha se Rama përdor biznesmenin si ndërmjetës për përfitime të paligjshme dhe deklaroi se, sipas hetimeve mediatike të cilave iu referua, të dy janë të përfshirë në kontrabandë armësh.

Berisha: Linord Gërmenji: Në media është raportuar ditët e fundit se përmes Thesarit të Shtetit, Edi Rama ka paguar rreth 31 milionë euro mikun e tij të ngushtë, Ron Yeffet, përmes kompanisë Timak Defence. Si e shpjegoni ju se edhe pas gjithë këtyre denoncimeve publike nga PD dhe mediat, Rama sërish vijon i pashqetësuar të paguajë me të paktën 3 milionë euro në muaj mikun e tij të ngushtë?

Sali Berisha: Rama, për dijeni, përdor mikun e tij të ngushtë për vjedhur nga 3 milionë euro në muaj, përdor emrin e tij për të vjedhur bashkërisht.Rama, me Ron Yeffet, siç kanë zbuluar emisione investigative shumë serioze, merret me kontrabandë të rrezikshme armësh dhe e ka shndërruar Shqipërinë në një plasdarmë të kontrabandës së armëve.Rama do bëhet përgjegjës për këtë, por edhe Ron Yeffet duhet ta dijë mirë se përdorimi i një vendi tjetër për pasurimin e tij në kontrabandë të paligjshme është shkelje e ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar.Dhe për këto do mbaji përgjegjësi të plotë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm