Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ripublikuar në rrjetet sociale një video nga Samiti i NATO-s, ku shfaqet kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së liderëve në Samitin e NATO-s. Në postimin e tij në Facebook, Berisha ndau videon që është bërë virale në rrjetet sociale, duke u shprehur se kryeministri shqiptar mbeti i vetmuar gjatë aktivitetit. “Kur bëhesh kloun, edhe këtë e ke pak!”, shkruan Berisha në përshkrimin që shoqëron videon. Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

