Lajme Zone
Berisha për median britanike: Rama sillet si sulltan, e trajton Shqipërinë si çiflig personal
PolitikëPolitiko

Berisha për median britanike: Rama sillet si sulltan, e trajton Shqipërinë si çiflig personal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për median britanike “UnHerd”, e cila i ka kushtuar një shkrim zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri dhe protestave kundër qeverisë. Në selinë e PD-së, gazetari Aris Roussinos e ka intervistuar Berishën, teksa ka sjellë në vëmendje rolin e tij në politikën shqiptare dhe përplasjen e gjatë me kryeministrin Edi Rama. Gjatë bisedës, Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për median britanike “UnHerd”, e cila i ka kushtuar një shkrim zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri dhe protestave kundër qeverisë. Në selinë e PD-së, gazetari Aris Roussinos e ka intervistuar Berishën, teksa ka sjellë në vëmendje rolin e tij në politikën shqiptare dhe përplasjen e gjatë me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë bisedës, Berisha ka akuzuar qeverinë Rama , lidhur situatën ekonomike dhe politike në vend me atë që ai e cilëson si ndikimin e parave të ardhura nga aktivitetet kriminale.

“Nëse shikoni këtë vend, çfarë do të gjeni? Do të gjeni një fuqi të jashtëzakonshme në duart e Edi Ramës dhe qeverisë së tij: fuqinë e drogës”, është shprehur Berisha.

Ai ka deklaruar gjithashtu se aktivitetet e paligjshme kanë gjeneruar miliarda euro dhe se “kartelet shqiptarë të drogës kontrollojnë gjithçka në këtë vend”.

Një pjesë e intervistës i është kushtuar edhe protestave të zhvilluara kundër qeverisë. Berisha ka deklaruar se opozita e mbështet kauzën e protestuesve dhe se nuk synon të marrë drejtimin e tubimeve.

Sipas tij, shumica e protestuesve janë kundër qeverisë dhe kërkesat e tyre janë të drejta. Berisha ka pranuar se një pjesë e sloganeve të protestave kanë qenë edhe kundër tij, por pretendon se këto thirrje kanë ardhur nga “grupe ekstremiste të majta”.

Në intervistë është prekur edhe çështja e sanksioneve ndaj Berishës. Ai ka kujtuar vendimin e administratës Trump për heqjen e kufizimeve që i ndalonin hyrjen në SHBA, ndërsa ka deklaruar se sanksionet britanike vijojnë të mbeten në fuqi.

Berisha i ka cilësuar këto masa si të padrejta dhe ka hedhur akuza ndaj ish-ambasadorit britanik në Shqipëri, duke pretenduar se ai ishte ndikuar nga Edi Rama.

Në vlerësimin e tij për kryeministrin, Berisha ka përdorur një tjetër krahasim të fortë, duke thënë se Rama e trajton Shqipërinë si pronë personale.

“Edi Rama e trajton Shqipërinë si çifligun e tij personal, ku mund të bëjë gjithçka”, është shprehur ai.

Berisha e ka krahasuar më tej kryeministrin me një “sulltan”, duke argumentuar se ai sillet sikur toka, ajri dhe uji i Shqipërisë të ishin pronë e tij. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm