Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një sërë takimesh të nivelit të lartë gjatë punimeve të Konventës Republikane në Dallas të Shteteve të Bashkuara.
I shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Berisha është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, si dhe me Zv.Prokurorin e Përgjithshëm, Stanley Woodward Jr.
Duke vlerësuar rëndësinë e këtij momenti në jetën politike amerikane, ku republikanët u mblodhën për të diskutuar të ardhmen e vendit dhe sfidat e botës së lirë, Berisha e ka konsideruar këtë takim si një ndër pikat më të rëndësishme të vizitës së tij.
Gjatë së njëjtës axhendë në SHBA, kreu i PD-së ka zhvilluar një takim tjetër të rëndësishëm edhe me Mehmet Oz, i cili mban detyrën e Administratorit të Qendrave të SHBA-së për Shërbimet Medicare dhe Medicaid (CMS).
Po ashtu takim ka zhvilluar edhe me Me Mike Rogers, kandidatin republikan për Senat në Michigan, kongresmenin republikan Brandon Gill, Ben Shapiro, një nga figurat më të shquara të lëvizjes konservatore republikane në Shtetet e Bashkuara, kongresmenin republikan Brian Jack, Kongresisten republikane nga Idiana, Victoria Spartz dhe me kongresisten republikane Beth Van Duyne.
Berisha ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale detaje dhe fotografi nga këto takime, të cilat vijnë në kuadër të pjesëmarrjes së tij në aktivitetet dhe kontaktet me përfaqësues të administratës dhe kampit republikan amerikan./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

