Sali Berisha doli pas protestës duke akuzuar se në fakt ishte policia që e ktheu protestën e sotme në një natë terrori. Ai i kërkoi prokurorisë të hetojë aktet e policisë dhe përdorimin e plumbave të gomës në mes të turmës jashtë standarteve të përcaktuara. "Kryeqyteti i Shqipërisë përjetoi një ditë dhe natë terrori si kurrë ndonjëherë më parë. Gjatë ditës dhe sonte narkobanditë me uniformë të ‘Shqiponjave’ dhe ‘RENEA-s’ kanë ushtruar një dhunë të paparë ndaj protestuesve paqësorë. Kanë qëlluar me mjete zjarri në shkelje të plotë të rregullave të përdorimit të armëve që përdorin. LEXO edhe...Spahiu: Berisha do e rrëmbejë protestën, ashtu siç bëri me lëvizjen studentore në '90 I bëj thirrje prokurorit, të vërë para ligjit këta punonjës që sillen si kafshë ndaj studentëve dhe qytetarëve. Të sekuestrojë menjëherë planin e përhapjes të Forcave të Rendit. Të identifikojë vrasësit me pagesë 2500 euro që u marrin nishan në syrin apo në ballin apo në gjoksin e protestuesve paqësorë", tha Berisha. Kreu i PD shprehu mirënjohje për të gjithë atyre protestuesve që vërshuan nga të katër anët e vendit dhe lagjet e Tiranës, me thirrjen e Partisë Demokratike, tha Berisha. "Unë kam një mirënjohje të pakufishme ndaj studentëve dhe guximit, trimërisë së tyre. Dua të falënderoj përzemërsisht ata mijëra qytetarë të Tiranës, që sot u shkrinë në një, me vajzat dhe djemtë e tyre dhe të shqiptarëve. Që po luftojnë çdo ditë, për secilin prej nesh, po luftojnë çdo ditë, për dinjitetin e këtij vendi dhe këtij kombi. Mbështetja e qytetarëve ndaj studentëve, është e një rëndësie vendimtare, për suksesin e kësaj revolte shpëtimtare për Shqipërinë. Ndaj dhe falënderoj me shumë mirënjohje ata mijëra e mijëra të rinj, të reja, burra, gra, që vërshuan nga të katër anët e vendit dhe lagjet e Tiranës, me thirrjen e Partisë Demokratike", tha Berisha. Xh.K/E.H/ReportTv.al sali berisha PD protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.5% Jo 78.6% Disi 2.9% Vota total: 14049 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
