Lajme Zone
Lazio për titull? Mposht Parma-n dhe shkëputet +3 pikë nga Interi, 6 gola në Napoli-Roma! Arsenal-i 'kap' City-n në krye (VIDEO)
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lazio për titull? Mposht Parma-n dhe shkëputet +3 pikë nga Interi, 6 gola në Napoli-Roma! Arsenal-i 'kap' City-n në krye (VIDEO)

Lazio nuk di të ndalet këtë sezon. Kryeqytetasit falë fitores 2-1 kundër Parmës në javën e tetë janë shkëputur në krye të paktën përkohësisht 3 pikë më shumë se Interi.

Nuk është më thjeshtë vetëm fillimi. Lazio e këtij sezoni po tregon potencialin javë pas jave në Seria A. Skuadra e Gattusso-s në javën e 8-të fitoi 2-1 kundër Parma-s dhe rimori të paktën përkohësisht kreun e kampionatit, duke lënë pas 3 pikë Interin që ende s’e ka luajtur ndeshjen e kësaj jave. Në Olimpico në pjesën e dytë realizoi Taylor dhe një autogol i miqve, ndërsa Parma vulosi rezultatin vetëm në minutën e 95 me Lontani-n. LEXO edhe...Como ‘turpëron’ Manchester United, Nico Paz dhuron spektakël në Itali! Fiton edhe Galatasaray Më herët Napoli-Roma dhuroi spektakël në Seria A. Ndeshja me 6 gola nuk prodhoi fitues, pasi u mbyll me rezultatin 3-3, por shifrat u zhbllokuan nga një super realizim me roveshiatë i Anguissa-s. Për t’u veçuar edhe ‘dopieta’ e McTominay, ndërsa Roma realizoi me Soule dhe Belardi-n dy herë. Këtë javë 3 pikët mori Como që fitoi me rezultatin 2-0 kundër Sassuolo-s. Të dy golat e të besuarve të Fabregas erdhën nga greku Douvikas. Në Premier League për herë të parë këtë sezon Tottenham mori fitoren e dytë radhazi. ‘Spursat’ fituan me rezultatin 0-2 derbin e Londrës kundër Chelsea-s. Një autogol zhbllokoi shifrat në pjesën e dytë, ndërsa më pas Tel vulosi 3 pikët. Fitore e pastër 2-0 edhe për Arsenal, që mposhti Everton. Në Londër realizuan Konsa në minutat e para dhe më pas Gabriel në pjesën e dytë. Kjo fitore i bashkoi ‘topçinjtë’ në vendin e parë me 21 pikë me Manchester City-n. kjo pasi të besuarit e Maresca-s u mposhtën 2-1 nga Aston Villa. Erling Halaand barazoi përkohësisht golin e parë të Jackson, ndërsa në pjesën e dytë senegalezi i dha fitoren vedasve. Share Share Ne.k./ReportTv.al Seria A lazio Inter napoli roma premier league Manchester City Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.5% Jo 78.6% Disi 2.9% Vota total: 14049 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?