Lajme Zone
Gazetarja shpëton të riun që po dhunohej brutalisht nga policia
PolitikëJOQ Albania

Gazetarja shpëton të riun që po dhunohej brutalisht nga policia

Një gazetare që po dokumentonte situatën në terren është përpjekur të ndalë dhunën ndaj një të riu, i cili, siç shihet në një video të publikuar në rrjet, po goditej brutalisht nga efektivët e policisë gjatë tentativës për ta shoqëruar me forcë.

Gazetarja ndërhyn për t’i ardhur në ndihmë të riut, ndërsa situata përshkallëzohet edhe më tej. Në pamje shihet se efektivët përplasen edhe me të, teksa ajo përpiqet të dokumentojë atë që po ndodh dhe të mos lejojë që dhuna të kalojë pa u filmuar.

Pavarësisht ndërhyrjes së gazetares, i riu përfn i shoqëruar nga policia.

Pamjet ngrenë shqetësime serioze jo vetëm për mënyrën se si u trajtua i riu, por edhe për përpjekjet për të penguar një gazetare të dokumentojë veprimet e efektivëve. Kur një qytetar po goditet dhe një gazetare që po e filmon përplaset me policinë, çfarë po përpiqen të ndalojnë efektivët: ndërhyrjen e saj apo dokumentimin e asaj që po ndodh?

Dhuna ndaj qytetarëve nuk mund të fshihet duke penguar kamerat. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)