Lajme Zone
Berisha mbërrin në SHBA, Kreu i PD-së pritet nga shqiptarë të Amerikës në aeroport
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha mbërrin në SHBA, Kreu i PD-së pritet nga shqiptarë të Amerikës në aeroport

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të qëndrojë për rreth një javë, në kuadër të një turi të programuar me disa aktivitete dhe takime.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të qëndrojë për rreth një javë, në kuadër të një turi të programuar me disa aktivitete dhe takime. Lajmin e mbërritjes e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje nga pritja që i është bërë nga shqiptarë në SHBA. Në video, kreu i PD-së shihet duke përshëndetur dhe biseduar me bashkatdhetarët që kishin dalë për ta takuar. “Përtej oqeanit, një pritje shqiptare, një moment mirënjohjeje”, shkruan Berisha në përshkrimin e videos. Gjatë qëndrimit në SHBA, Berisha pritet të marrë pjesë në disa aktivitete, ndërsa një prej eventeve kryesore të axhendës së tij është Konventa Kombëtare Republikane, e cila do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator. Në axhendë janë parashikuar gjithashtu edhe takime me komunitetin shqiptar. Takimi i parë pritet të zhvillohet të dielën, më 6 shtator, në New York, ndërsa një tjetër është planifikuar më 8 shtator në Texas. Vizita e Berishës në SHBA vjen pas një zhvillimi të rëndësishëm në raport me autoritetet amerikane. Në qershor të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit anuloi masat kufizuese ndaj tij, rreth pesë vite pasi Berishës dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në territorin amerikan. Më 11 qershor 2026, Departamenti i Shtetit zyrtarizoi heqjen e statusit të papërshtatshmërisë për hyrje në SHBA. Më 31 gusht, Berisha u raportua se kishte marrë vizën amerikane, ndërsa më 4 shtator u nis drejt Shteteve të Bashkuara, duke rikthyer pas disa vitesh praninë e tij në territorin amerikan.