Lajme Zone
Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës time, takimet me diasporën ishin frymëzuese
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës time, takimet me diasporën ishin frymëzuese

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë është rikthyer në vend pas udhëtimit të ti në SHBA të cilin e ka cilësuar si udhëtimi më ripërtëritës i jetës së tij. Berisha gjithashtu komentoi Konventën e Partisë Republikane në Teksas teksa u shpreh se ishte konventa elektorale më madhështore që ka parë ndonjëherë në jetë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë është rikthyer në vend pas udhëtimit të ti në SHBA të cilin e ka cilësuar si udhëtimi më ripërtëritës i jetës së tij. Berisha gjithashtu komentoi Konventën e Partisë Republikane në Teksas teksa u shpreh se ishte konventa elektorale më madhështore që ka parë ndonjëherë në jetë. “Ne shkuam në SHBA me ftesë të IDU si delegacion i Unionit Demokrat Ndërkombëtar, por dhe me ftesë direkt nga Instituti i Lidershipit Amerikan. Dhe duhet t’u them se përjetuam momente të papërsëritura. Ajo ç’ka ne përjetuam dy ditë në Konventën e Partisë Republikane në Teksas ishte pa dyshim konventa elektorale më madhështore, më e bukur, që kemi parë ndonjëherë në jetën tonë. Kjo konventë e shndërroi Teksasin në kryeqytetin politik të SHBA dhe aty organizimi i përsosur, fjalimet dhe në veçanti fjala e presidentit Donald Trump, e cila pa dyshim e ka trishtuar shumë kreun e narkoshtetit dhe nomenklaturën e tij, pasi ai në fjalën e tij në mënyrë të përsëritur citoi si dy rreziqet më të mëdha, si dy armiqtë më të mëdhenj të kombit amerikan, rrezikun komunist dhe rrezikun e narkotrafiqeve të drogës. Të dy shtylla mbi të cilat mbahet pushteti i Tiranës. E kuptoni ju vetë se çfarë mesazhe ka marrë nga Teksasi, direkt nga konventa. Por të themi realitetin, konventa ishte një rast që së bashku me zotin Mediu, edhe me bashkëpunëtorët e tjerë, kemi bërë një seri takimesh të shumta, intensive, me përfaqësues të shquar të Kongresit të SHBA, Dhomës së Përfaqësuesve, Senatit, administratës së presidentit Trump”, tha ai. Lidhur me takimet e zhvilluara, ai theksoi se takimet me diasporën ishin frymëzuese. Berisha shtoi se diaspora ka luajtur gjithnjë një rol shumë të madh në zhvillimet në Shqipëri edhe në çlirimin e Kosovës. “Takimet me diasporën ishin takimet më frymëzuese, më të jashtëzakonshme. U riktheva bashkë me miqtë e mi në 35 vite para dhe atëherë shkuam për të kërkuar ndihmën e diasporës dhe administratës së SHBA për të përmbysur komunizmin. Kësaj here regjimin që mbahet mbi drogën, por edhe dogmën komuniste në formën e vet. Diaspora, e cila ka luajtur gjithnjë një rol shumë të madh, të pazëvendësueshëm si në zhvillimet në Shqipëri, ashtu edhe në çlirimin e Kosovës, ajo që mund t’u them unë ju, e gjeta 30 herë, më shumë ndoshta, më të fuqishme. Një diasporë e fuqishme ekonomikisht, një diasporë tashmë me mijëra, mijëra e mijëra të shkolluar në shkollat më të mira dhe në funksione nga më të rëndësishmet në sipërmarrjen amerikane. Një diasporë, në të cilën përsëri veteranët e saj, heronj të vërtetë me sakrificat që kanë bërë, mbeten pika reference dhe frymëzimi për të rinjtë. Pra, ajo që mund t’u them, ishte udhëtim ripërtëritje në kuptimin e vërtetë të fjalë”, tha ai.