Ish anëtarja e PD, Alesia Balliu thotë se Sali Berisha nuk ka zhvilluar asnjë takim diplomatik në SHBA.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Balliu u shpreh se Berisha shkoi në SHBA vetëm për të bërë foto propagandë.
Balliu shtoi se në faqen e DASH, Berisha dhe familjarët e tij figurojnë ende non grata. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Nuk mund ta quajmë kalimin e oqeanit nga Sali Berisha si një takim diplomatik. Takimi diplomatik kërkon kontakte institucionale, rezultate, ndryshim, dhe një marrëveshje. Deri sot kemi parë vetëm disa foto dhe propagandë nga Sali Berisha. Është thjesht dëshirë e Berishës të rikthehet si një hollywood-i politik, por të cilit koha i ka mbaruar, është zbehur, është shuar. Janë servirur thjesht disa foto, duke paguar për të shkuar në SHBA, por jo në mënyrë institucionale. Berisha kërkon ta shesë si rikthim madhështor, për mbajtur PD dhe padiskutim për ta përdorur tek publiku, për t’i serviru atyre mashtrimin e radhës. Po ta klikosh emrin e tij dhe të familjarëve, nuk iu është hequr sanksioni që shteti amerikan i ka vënë”, theksoi ajo./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Alesia Balliu
