Lajme Zone
Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

Por listës së të ftuarve i mungon Sali Berisha, kreu demokrat, i cili në të njëjtën orë që Wendt mirëpret në ceremoni të ftuarit, do të jetë në Korçë në një takim me demokratët, në kuadër të atij që e konsideron si turi i ripërtëritjes së PD-së.

Ambasada e SHBA dhe Eric Wendt Sali Berisha nuk do të jetë në pritjen zyrtare që Ambasada e SHBA organizon sot për ambasadorin e ri Eric Wendt. Kreu i PD ndodhet në Korçë, ndërsa në Tiranë mblidhen përfaqësues të politikës, institucioneve, drejtësisë dhe jetës publike… Në orën 18:00 të pasdites së sotme, Ambasada amerikane zhvillon në Tiranë pritjen zyrtare për ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara, Eric Wendt. Ceremonia do të mbahet në një prej hoteleve në qendër të Tiranës, ndërsa të ftuar në këtë event janë përfaqësues të politikës, drejtësisë, biznesit, shoqërisë civile, mediave etj.

Por listës së të ftuarve i mungon Sali Berisha, kreu demokrat, i cili në të njëjtën orë që Wendt mirëpret në ceremoni të ftuarit, do të jetë në Korçë në një takim me demokratët, në kuadër të atij që e konsideron si turi i ripërtëritjes së PD-së. Mungesa e kreut të Partisë Demokratike në ceremoninë zyrtare të prezantimit të ambasadorit të ri amerikan merr peshë pikërisht për shkak të asaj që ka ndodhur gjatë muajve të fundit mes tij dhe Uashingtonit.

Në qershor, Berisha shpalli publikisht se kishte marrë fund masa që e pengonte atë dhe familjen e tij të udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara. Më 12 qershor, Reuters raportoi deklaratën e tij se pas një rishikimi të çështjes nga Departamenti i Shtetit, ai dhe familjarët e tij nuk kishin më pengesë për të udhëtuar në SHBA.

Por Departamenti i Shtetit përdori një formulim më të kufizuar. Një zëdhënës i DASH i tha Reuters se Departamenti kishte dhënë “waivers” për disa përcaktime sipas nenit 7031(c), të vendosura gjatë administratës së mëparshme, sepse këto përjashtime i shërbenin një “interesi kombëtar bindës” të Shteteve të Bashkuara. Zëdhënësi nuk bëri publikë emrat e personave që kishin përfituar.

Pra, Berisha foli për fundin e pengesës së udhëtimit. DASH foli për “waivers”. Dhe këto nuk janë domosdoshmërisht e njëjta gjë me anulimin publik të vendimit të vitit 2021.

Më 19 maj 2021, Sekretari i atëhershëm i Shtetit Antony Blinken e përcaktoi publikisht Sali Berishën sipas nenit 7031(c), duke e akuzuar për përfshirje në “korrupsion domethënës”. Në të njëjtin vendim u përfshinë bashkëshortja e tij Liri Berisha, djali Shkëlzen Berisha dhe vajza Argita Berisha Malltezi. Departamenti deklaroi atëherë se të katërt nuk kishin të drejtë të hynin në Shtetet e Bashkuara.

Pesë vjet më vonë, Berisha deklaroi se pengesa për udhëtim kishte rënë. Por Uashingtoni nuk publikoi një deklaratë të ngjashme me atë të 19 majit 2021 ku të thoshte se përcaktimi publik i Berishës ishte anuluar. Përgjigjja që DASH u dha mediave në qershor fliste për përjashtime nga masat, jo për një anulim nominal të përcaktimit.

Dhe vetëm tre muaj pas këtij debati vjen testi i parë publik në Tiranë.

Eric Wendt mbërriti në Shqipëri pas një periudhe më shumë se trevjeçare gjatë së cilës Ambasada amerikane nuk kishte ambasador të konfirmuar. Më 26 shtator ai i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj dhe nisi zyrtarisht mandatin. Ambasada kishte nisur ndërkohë shpërndarjen e ftesave për pritjen e 2 tetorit, që më 19 shtator. Më 26 shtator, Berisha u pyet drejtpërdrejtë: a ishte ftuar në pritjen e ambasadorit të ri amerikan?

Përgjigjja e tij ishte: “i uroj mirëseardhjen ambasadorit, nuk kam dijeni për ceremoninë.”

Gjashtë ditë më vonë, Berisha nuk do të jetë në ceremoni. Ky është fakti.

Gjithsesi nuk ka një deklaratë publike të Ambasadës amerikane ku të sqarohet se Berisha nuk është ftuar për shkak të përcaktimit të vitit 2021.

Ndërkohë, Wendt ka nisur kontaktet zyrtare me drejtuesit më të lartë të shtetit.

Më 26 shtator zhvilloi takimin me Presidentin Bajram Begaj. Më 30 shtator u prit nga Kryeministri Edi Rama në takimin e mirëseardhjes. Sot zhvillohet pritja diplomatike, ndërsa Berisha i përjashtuar nga Ambasada, ka udhëtuar drejt Korçës. Këtu çështja bëhet politike.

Sepse Sali Berisha nuk është vetëm ish-presidenti dhe ish-kryeministri që DASH përcaktoi në vitin 2021. Ai është sot kryetar i Partisë Demokratike dhe drejtues i forcës kryesore të opozitës shqiptare.

Në kushte normale diplomatike, marrëdhënia e ambasadorit amerikan me drejtuesin e opozitës kryesore do të ishte pjesë e axhendës politike të një ambasadori të sapoardhur. Por rasti Berisha nuk është normal pikërisht për shkak të historisë së pesë viteve të fundit.

Deri në qershor, marrëdhënia e tij me Uashingtonin mbante mbi vete vendimin e 19 majit 2021. Në qershor erdhi ndryshimi: Berisha tha se mund të udhëtonte përsëri në SHBA dhe Departamenti i Shtetit konfirmoi se kishte dhënë “waivers” për disa përcaktime të bëra sipas 7031(c).

Kjo krijoi një situatë të re. Por jo domosdoshmërisht atë që Berisha dhe PD e paraqitën politikisht.

Nëse Uashingtoni do ta konsideronte çështjen e vitit 2021 të mbyllur plotësisht, ceremonia e Eric Wendt do të ishte rasti i parë publik ku kjo marrëdhënie e re mund të shfaqej edhe në Tiranë.

Kjo nuk po ndodh. Të paktën jo sot. Dhe ka edhe një element tjetër që e bën më të rëndësishme ardhjen e Wendt.

Gjatë dëgjesës së tij përpara Senatit amerikan, ambasadori renditi mes prioriteteve të mandatit luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, si dhe mbështetjen për SPAK dhe bashkëpunimin e tij me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit.

Pra, Wendt nuk mbërrin në Tiranë në një terren diplomatik bosh. Ai merr një dosje marrëdhëniesh ku çështja Berisha ka qenë një nga konfliktet më të gjata mes Ambasadës amerikane dhe drejtuesit të opozitës shqiptare.

Dhe ceremonia e sotme jep të dhënën e parë për mënyrën se si mund të zhvillohet kjo marrëdhënie.

Jo sepse mungesa e një ftese provon se përcaktimi i vitit 2021 vazhdon të zbatohet në të njëjtën formë. DASH ka konfirmuar vetë se janë dhënë “waivers”. Por sepse pas ndryshimit të qershorit nuk kemi ende një ndryshim publik të raportit politik në Tiranë.

Berisha mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara sipas deklarimit të tij. Por sot nuk është në pritjen e ambasadorit amerikan në Tiranë. Ky është dallimi që e bën 2 tetorin më shumë se një ceremoni protokollare.

Në qershor u ndryshua mundësia praktike e udhëtimit. Mbetet për t'u parë nëse dhe si do të ndryshojë marrëdhënia politike. Eric Wendt sapo e ka nisur mandatin dhe një pritje nuk mjafton për të përcaktuar kursin e tij ndaj Sali Berishës.

Por fotografia e parë publike është kjo: ambasadori i ri amerikan prezantohet sot para politikës dhe institucioneve shqiptare, ndërsa Sali Berisha nuk do të jetë në sallë. Për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me protokoll apo me vazhdimësi të një qëndrimi politik amerikan, duhen parë hapat e ardhshëm të Ambasadës dhe të Departamentit të Shtetit.

Sot kemi vetëm faktin e parë. Berisha është jashtë pritjes së Eric Wendt. /Pamfleti/ ambasada e shba pritja berisha eric 831402569 1237953315199418 2030363209044740115 n 4 Komente D Dire strait 2 Tetor 2026, 17:13 o sa Cudi nuk e prisnim kete gjeme! Përgjigjjuni M Meme opozitare 2 Tetor 2026, 17:13 Berishës i dhanë vizë (waiver) për në SHBA. PD tha se iu hoq NonGrata, kur në fakt jo.

Tani nuk e ftojnë në ambasadë, pra praktikisht është NonGrata. Mqs amabsada konsiderohet territor amerikan, pyetja është: Pse nuk aplikoi prapë Berisha për një waiver për të pasur mundësinë që të shkelte në ambasadë? Apo i duhej të lobonte prapë dhe lobimi kushton? Përgjigjjuni N Njera nga dy kalate 2 Tetor 2026, 18:46 Thuaj Kellicit, Çunit te Fahriut dhe Gerdec Mediut ta besojne se ndoshta nuk e pranojne nje gje te tille. Ata lobuan ne Amerike, prishen milardat dhe paskan bere nje vrime ne uje. Pra binduni o berishiste fashiste: non grata nuk eshte hequr dhe do ta shoqeroje bashke me kryetarllekun e PD gjer ne varr... Përgjigjjuni P Penicilina 2 Tetor 2026, 19:27 I vajten per lesh ato 10 miljon dollare, paret e popullit te Zenit , se mos jane te tijat Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Hetimet për KAYO, Bardhi akuza mazhorancës: Po shmang Komisionin Hetimor pas kontrolleve të SPAK 2 Tetor 2026, 16:3316:33Politike Bumi i ndërtimeve, The Guardian: Shqipëria si “laborator”, Rama autokrat me shije që kontakton arkitektët në Instagram 2 Tetor 2026, 14:5114:51Politike "Hajdut! Mos voto"/ Përleshja te Kryesia e Kuvendit, pamjet kur protestuesit sulmojnë Erion Braçen; ndërhyn deputeti i PD (Video) 2 Tetor 2026, 14:4914:49Politike SPAK zbarkoi në vilën e Ron Yeffet, Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama! 2 Tetor 2026, 14:0014:00Politike Statuja prej dylli dhe dështimi amerikan i Edi Ramës 2 Tetor 2026, 13:3513:35Politike Plasin të qeshurat në Komisionin e Ligjeve për hartën territoriale, Zegjine Çaushi- deputetit të PD: Shkove bëre plazh, fjete dhe gjumë 2 Tetor 2026, 12:4812:48Politike