Lajme Zone
Berisha: Jam i lumtur se tashmë PD do ketë më pak bashki për të humbur!
PolitikëJOQ Albania

Berisha: Jam i lumtur se tashmë PD do ketë më pak bashki për të humbur!

Nga Ministria e së Vërtetës.

Nga Ministria e së Vërtetës.

Pasi reforma territoriale mori 85 vota pro dhe 15 bashki u shkrinë, ka ardhur reagimi i kryetarit te përjetshëm të Partisë Demokratike.

Udhëheqësi i bluve, i cili me gjasa do të udhëheq partinë edhe pas vdekjes, ka reflektuar gjatë gjithë natës pas mbylljes së seancës dhe ka dalë me një njoftim për shtyp.

Nga selia blu, Sali Berisha ka deklaruar se shkrirja e bashkive ka nisur të shihet me pozitivitet nga kampi i demokratëve pasi ka avantazh për to.

“Shkrirja e 15 bashkive duhet parë me një sy pozitiv. Pas disfatave të viteve të fundit, në zgjedhjet lokale që vijnë, do të kemi më pak bashki për të humbur”, është shprehur Berisha para demokratëve.

Dhe kështu të nderuar, Partia Demokratike ka gjasat që të humb sërish në zgjedhjet lokale, por kësaj here do të humb më pak.