Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, u diskutua për Reformën Territoriale të miratuar në Kuvend me 85 votat e mazhorancës. Gjatë fjalës së tij, analisti Ralf Gjoni tha se kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste ka kapur të gjitha pushtetet, falë ‘budallallëkut të LSI që doli nga pushteti në vitin 2017’. LEXO edhe...SKEDA/ Ja harta e re territoriale e vendit; qarqet, bashkitë dhe qytetet! Njësitë që shkrihen dhe çfarë ndryshon, në fuqi me zgjedhjet vendore Gjoni tha gjithashtu se edhe nëse ditën e djeshme do të ishin në shesh 100 mijë protestues, nuk do të kishte asnjë ndryshim, pasi sipas tij, pushteti i kryeministrit Edi Rama është ‘çimentuar’. “Jo nuk do kishte asnjë ndryshim nëse do ishin 100 mijë qytetarë në shesh. Edi Rama ka çdo hallkë të pushtetit dhe çdo hallkë tjetër në dorë sot, falë budallallëkut të LSI që doli nga pushteti në vitin 2017. Rama e ka tredhur PD-në. Duket që ka një shkelje syri mes Ramës e Berishës dhe kryeministri ka të drejtën morale të na i fusë thikën në palcë deri në fund”, tha Gjoni. Nga ana tjetër, anëtarja e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Miranda Rira, tha se projektligji që ‘Territorialen’ që u votua në Kuvend është një paçavure, që sipas saj është hartuar nga njerëz anonimë dhe jo nga ekspertë të fushës. Kritika Rira kishte edhe për deputetët e opozitës që nuk ishin prezentë në Kuvend në momentin e diskutimeve dhe të votimit për Reformën Territoriale. Ajo akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur zgjedhjet dhe po qëndron në pushtet përmes forcës. “Unë nuk mendoj se Rama i ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur me bandat. Partia Socialiste nuk i ka fituar zgjedhjet, i ka marrë me dhunë. Me arrogancën e Ramës, unë jam dakord me Ralfin këtu, se përderisa ai ka votat... Ku ishin 20 deputetë të opozitës që nuk ishin në sallë dje? Ku shkuan? Ikën në shtëpi e ja futën gjumit? Duhet ndryshuar kodi zgjedhor, sepse hyjnë deputetë kukulla që nuk janë përfaqësues të komuniteteve nga kanë dalë. Deputetët propozues ishin 3 ish-nënkryetarë bashkie. Ore ça përfaqëson Agron Malaj? Si mund të bëjë ai një reformë kaq të madhe duke shkrirë kaq shumë bashki? Ishin emra anonimë. Projektligji i depozituar në Kuvend që u bë në 1 të natës ligj, ishte një projektligj paçavure”, tha Rira. Ndërsa Analisti Arben Meçe, e vuri theksin te protesta e thirrur dje nga PD para Kuvendit, të cilën e konsideroi të turpshme për shkak të pjesëmarrjes tejet të ulët të qytetarëve. Meçe tha se Berisha nuk mund të flasë në emër të popullit, pasi sipas tij, askush nuk e ndjek pas kryedemokratin. “Që në vitet 90’ e deri më sot është folur në emër të popullit. Edhe Enver Hoxha në emër të popullit fliste. Por kur flet në emër të popullit, duhet që populli të të ndjekë. Kjo do të thotë që t’i ta masësh veten që je realisht përfaqësues i popullit. Po nuk je hipokrit e demagog, duhet të kesh njerëz nga pas. Ti pe një Sali Berisha i cili ishte në qendër dhe tha protestë kombëtare. Dhe turpi i Zotit, nuk ishin as 200 veta. Mos fol më në emër të popullit, se populli nuk të do. Kur ti nuk ke njeri nga pas, mos bëj më demagogji kot. Ti diskrediton veten tënde. Këta duke folur e bëjnë popullin lepur”, tha mes të tjerash Meçe. R.Xh/ReportTv.al Arben Meçe Miranda Rira ralf gjoni sali berisha reforma territoriale Sot Live në Shqipëri Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.8% Jo 32.3% Nuk e di 6.9% Vota total: 2406 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

