Lajme Zone
Berisha i prerë: Jemi pro kredisë nga SHBA, por nuk votojmë në procedura antikushtetuese!
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha i prerë: Jemi pro kredisë nga SHBA, por nuk votojmë në procedura antikushtetuese!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita e mbështet marrëveshjen e kredisë nga Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen, por refuzon ta votojë atë përmes një procedure që e cilëson antikushtetuese. Në një prononcim për gazetarët jashtë Kuvendit, Berisha akuzoi qeverinë se e ka pasur marrëveshjen në dorë prej muajsh dhe se e ka sjellë në Parlament vetëm tani për ta kaluar me procedurë të përshp

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita e mbështet marrëveshjen e kredisë nga Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen, por refuzon ta votojë atë përmes një procedure që e cilëson antikushtetuese. Në një prononcim për gazetarët jashtë Kuvendit, Berisha akuzoi qeverinë se e ka pasur marrëveshjen në dorë prej muajsh dhe se e ka sjellë në Parlament vetëm tani për ta kaluar me procedurë të përshpejtuar. Kalon me procedurë të përshpejtuar huaja 302 mln $ nga SHBA, PD bllokon foltoren; Peleshi mbyll seancën

27 Korrik, 11:01 Berisha: Ne nuk votojmë në procedura antikushtetuese në mënyrë absolute.Edhe njëherë, ne jemi pro kredisë dhe shprehim mirënjohje, por ne kërkojmë që kjo procedurë të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe jo qëndrimet, vullnetin e lig, antikushtetues të Edi Ramës.Ambasada e SHBA, ose qeveria e SHBA, e ka dorëzuar në qeverinë shqiptare këtë marrëveshje muaj më parë, çka do të thotë se kjo marrëveshje kaloi në qeveri me datën 20 e sa qershor.Dhe këta e mbajtën nga 20 e sa qershori, për ta sjellë në parlament më 24 korrik dhe për ta kaluar me çdo kusht me procedurë të përshpejtuar.PD, grupi parlamentar, ofroi propozimin e saj për të ndjekur rregullin kushtetues, në mënyrë që parlamenti të mblidhet edhe ditën e premte që vjen dhe të votohet në përputhje me Kushtetutë.Por deputetët e vakancave, pasi ra dakord Nikoja, që është skllav, e ke marrë vesh që është skllav i Belindës, edhe ai, se edhe ky ka marrë vilë aty, pasi e pranoi, i thanë jo se kemi prenotuar vakancat deputetët e partisë së krimit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm