Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri sot një deklaratë të pazakontë.
Ai zbuloi në emisionin “Now” se kryeministri Edi Rama kishte përfshirë Ergys Agasin për të marrë pjesë në drejtimin e projektit në Zvërnec.
Kryedemokrati tha se më të marrë vesh këtë informacion, doli totalisht kundër idesë për projektin në jug të vendit. “Marr vesh se Rama kishte futur Ergys Agasin në territor, për të drejtuar për në Zvërnec. Kishte me dhjetëra hektarë. Mendova se duan të përzejnë investitorët. Kostatoj se ishin shkelur ligjet. Kur vërtetova se ishin shkelur ligjet për pronat dhe investimet, nuk pranova kurrë”,-tha Berisha./CNBA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

