Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Berisha e Rama tradhtarë”/ Revolta e qytetarit: Kryeministri me bandën Parlamentare e korin e zhabave s’lanë gjë pa thënë… Sot po i ‘dridhet toka’ në këmbë dhe kërkon besën…


I ashpër e kritik ka qenë qëndrimi i protestuesit në revoltën para Kryeministrisë, ndërsa kërkon dorëheqjen e Ramës.

I ashpër e kritik ka qenë qëndrimi i protestuesit në revoltën para Kryeministrisë, ndërsa kërkon dorëheqjen e Ramës. Kritikat nuk i ka kursyer as ndaj kreut të PD Sali Berisha. “Edi Rama na quajte, sorra, korba të pashpresë dhe vjen na kërkon besën. Jemi 56 ditë në shesh dhe kërkojmë largimin tënd pa kushte. Edi Rama dhe Sali Berisha jeni i njëjti sistem, ju si koka e gjarprit e keni helmuar këtë komb e popull. Kjo protestë është kundër sistemit tuaj dhe kundër jush. Ti dhe banda jote parlamentare e kori i zhabave nuk latë gjë pa thënë për ne, dhe tani që shesh se toka po të dridhet në këmbë kërkon besën. Besa është e popullit dhe jo e atyre që e tradhtuan. Berisha e Rama jeni tradhtarë të kombit”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta Tirane