Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama prezantoi pasditen e sotme platformën “Pasqyrë Albania”. Takimi në Pogradec/ Rama zbulon fokusin e diskutimeve, prezanton “Pasqyrë Albania” 23 Gusht, 18:56 Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Berisha e cilëson si Diellën e re shumëmilionëshe.
Kreu i PD-së shprehet se kjo platformë vjen në serialin e mashtrimeve të verës të bërë nga Rama, si një mënyrë e re për të vjedhur qytetarët shqiptarë.
Reagimi i plotë:
“Pasqyrë Albania”, Diella e re shumë milionëshe!
Në serialin e mashtrimeve të tij të kësaj vere, Edi Rama, i bronzuar por i tromaksur dhe i skaduar, pas dështimit me Besën dhe Besimin, njoftoi nga Pogradeci portalin e ri "Pasqyra Albania" si mjetin e komunikimit me qytetarët për hallet e tyre. Në fakt, me këtë ai njoftoi vjedhjen e re të miliona dollarëve për "Pasqyra Albania", në të cilën, sipas tij, qytetari do të mund të ndjekë ankesën apo kërkesën e tij. Natyrisht, pasqyra është një mashtrim i ri, një mur i ri midis qytetarit dhe administratës, e cila do t'u shërbejë qytetarëve aq sa Diella luftës kundër vjedhjeve qeveritare./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

