Një shqiptar që jeton në Spanjë dhe është kthyer në Shqipëri për pushime është përballur me një situatë që të lë pa fjalë në Shkodrën e bukur.
Shkodra, që dikur njihej si djepi i kulturës, sot falë “punës së palodhur” të Benet Becit duket se po merr një tjetër titull: djepi i plehrave.
Mbeturina në çdo cep, ambiente të lëna pas dore dhe një qytet që në vend të tërheqë turistët me bukurinë e tij, të përball me pamje që të bëjnë të ulësh kokën.
Por kulmi është te shatërvani i Shkodrës, te ish-Pesë Heronjtë, i cili në vend që të ishte një prej pikave që i japin hijeshi qytetit, sot është kthyer në një pamje për të ardhur keq.
Kjo është Shkodra që u prezantohet qytetarëve dhe turistëve në sezonin e pushimeve.
Pak punë nga Benet Beci dhe Shkodra jonë e bukur po kthehet nga djepi i kulturës në një peizazh plehrash.
Ndoshta Bashkia duhet t’u shpjegojë shkodranëve dhe turistëve: a është kjo pamja që meriton qyteti i kulturës dhe traditës?

