Lajme Zone
Bënë shqiponjën me duar gjatë ekskursionit në Mal të Zi, 4 nxënës nga Durrësi arrestohen pas denoncimit të një gruaje! Lirohen nga gjykata
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Bënë shqiponjën me duar gjatë ekskursionit në Mal të Zi, 4 nxënës nga Durrësi arrestohen pas denoncimit të një gruaje! Lirohen nga gjykata

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 31 tetorit, rreth orës 17:30, kur një grua e moshuar malazeze ka pretenduar se është ndier e provokuar nga katër nxënësit shqiptarë, të cilët të pyetur 'nga vini' janë përgjigjur duke formuar shqiponjën me duar. u ka kërkuar të ndalonin, por nxënësit nuk e kanë kuptuar pasi ajo u është drejtuar në gjuhën malazeze.

Katër nxënës shqiptarë të shkollës së mesme 'Naim Frashëri' në Durrës janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit, në Mal të Zi, ku kishin shkuar për ekskursion pasi bënë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar në rrugë. Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur pasditen e 31 tetorit, rreth orës 17:30, kur një grua e moshuar malazeze ka pretenduar se është ndier e provokuar prej tyre. Ajo i ka pyetur nga vijnë ndërsa nxënësit i kanë bërë shenjën e shqiponjës, për të treguar që vijnë nga Shqipëria çka për banoren malazeze është konsideruar provokim. Më pas ajo ka njoftuar policinë dhe ka bërë kallëzim, duke pretenduar se ishte kërcënuar prej të rinjve shqiptarë. LEXO EDHE:Itali/ Po transportonte në kamionin frigoriferik dy makina drejt Shqipërisë, policia e gjobit me 10 mijë euro! I heq edhe patentën të riut shqiptar Pas denoncimit, policia ka shoqëruar dhe ndaluar katër të rinjtë, të dyshuar për kundërvajtjen e nxitjes së urrejtjes kombëtare. Pranë tyre ka qenë edhe një mësuese si shoqëruese, e cila i ka shoqëruar në polici për t’u gjendur pranë nxënësve. Sipas mediave, katër nxënësit dolën sot përpara gjykatës e cila i liroi me një vërejtje verbale. U.D U.D Shqiptarja.com TAG: shqiptar kotorr mali i zi shqiponja Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Hello: 01/11/2026 12:17 Plera malazez si gjithmkne krimba 500 mije kane ngelur Përgjigju Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.7% Jo 41.9% Nuk e di 8.3% Vota total: 589 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?