Lajme Zone
Protestuesit përzunë demokratët/ Stresi, djali i Sali Lushajt braktis protestat: Kokë turku nuk bëhem, s’duan ta rrëzojnë Ramën
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit përzunë demokratët/ Stresi, djali i Sali Lushajt braktis protestat: Kokë turku nuk bëhem, s’duan ta rrëzojnë Ramën

Stresi, djali i ish-truprojës së Sali Lushajt, duket se është zhgënjyer pas protestës të së shtunës kur protestuesit refuzuan bashkimin me militantët e Partisë Demokratike dhe i larguan ata nga tubimi para Ministrisë së Arsimit.

Stresi, djali i ish-truprojës së Sali Lushajt, duket se është zhgënjyer pas protestës të së shtunës kur protestuesit refuzuan bashkimin me militantët e Partisë Demokratike dhe i larguan ata nga tubimi para Ministrisë së Arsimit. Përmes një postimi në Instagram, Stresi i cili i është bashkuar disa protestave të organizuara nga Sali Berisha, ka lënë të kuptohet se është i zhgënjyer nga mënyra se si po zhvillohen protestat, duke pretenduar se nuk ekziston vullneti për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama. “Nuk duan me e rrëzu Ramën. E gëzofshi! Sapo të largohem sonte, kismet, nesër jua shpjegoj që s'duan me e rrëzu Edi Ramën. Dhe jua shpjegoj pikë për pikë”, shkruan reperi. LEXO EDHE:Protestuesit përzunë militantët e PD-së, Berisha: Ishin 4-5 mashtrues të paguar për të mbrojtur Ramën, ekstremistët e majtë nuk na largojnë dot nga protesta (VIDEO) Ai shprehet se është lodhur nga pjesëmarrja e përditshme në protesta dhe refuzon të bëhet kokë turku, duke theksuar se për të rrëzuar qeverinë nevojitet një kryengritje. “Nuk erdha me u rraskapit çdo ditë pa lidhje, sepse shteti është shtet dhe shteti do kryengritje me u rrëzu. Ndryshe, përditë ai fuqizohet dhe ty të shkatërron si popull, e të shtyp e të dhunon”, shkruan Stresi. Në një tjetër postim në Instagram, reperi ka treguar se është larguar drejt Barit. SI.E. E.H Shqiptarja.com TAG: sali berisha protestat kunder qeverise stresi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.9% Jo 41.8% Nuk e di 8.2% Vota total: 595 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?