Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Belshi në protestë kundër planit të PS për “Territorialen”, qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin: Mos na asimiloni!


Qytetarët e Belshit janë ngritur në protestë kundër projektit të ri të Reformës Administrativo-Territoriale, i cili parashikon bashkimin e Bashkisë Belsh me Bashkinë Elbasan. Dhjetëra banorë u mblodhën këtë të shtunë në qendër të qytetit, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara në hartën e re territoriale. Me pankarta në duar dhe mesazhe në mbrojtje të identitetit lokal, protestuesit kërkuan që Belshi të vijojë të jetë një bashki më vete.

Qytetarët e Belshit janë ngritur në protestë kundër projektit të ri të Reformës Administrativo-Territoriale, i cili parashikon bashkimin e Bashkisë Belsh me Bashkinë Elbasan. Dhjetëra banorë u mblodhën këtë të shtunë në qendër të qytetit, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara në hartën e re territoriale. Me pankarta në duar dhe mesazhe në mbrojtje të identitetit lokal, protestuesit kërkuan që Belshi të vijojë të jetë një bashki më vete. Një nga pankartat që tërhoqi vëmendjen mbante mbishkrimin: “Rilindja e donte Belshin kryeqytet, ju po e asimiloni”, një mesazh që sipas qytetarëve pasqyron shqetësimin e tyre për humbjen e peshës administrative dhe të identitetit të zonës. Protestuesit kërkuan gjithashtu një reagim publik nga drejtuesit vendorë, duke u bërë thirrje institucioneve të Bashkisë Belsh që të mbrojnë interesat e komunitetit dhe të kundërshtojnë ndryshimet që, sipas tyre, nuk marrin parasysh vullnetin e banorëve. Sipas qytetarëve, bashkimi me Elbasanin mund të sjellë pasoja në përfaqësimin e komunitetit, ofrimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin ekonomik të zonës. Ata kërkojnë që çdo ndryshim në ndarjen territoriale të bëhet vetëm pas konsultimeve të gjera me banorët. Protesta në Belsh është pjesë e një vale reagimesh në disa bashki të vendit, ku qytetarë dhe përfaqësues vendorë kanë kundërshtuar projektin e ri të Reformës Administrativo-Territoriale. Debati për riorganizimin e pushtetit vendor pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa institucionet qendrore do të shqyrtojnë propozimet për hartën e re territoriale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Qytetarët e Belshit