Lajme Zone
Belinda Balluku paraqitet sërish në SPAK, ja çfarë i komunkoi Prokuroria e Posaçme ish-zv.kryeministres
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Belinda Balluku paraqitet sërish në SPAK, ja çfarë i komunkoi Prokuroria e Posaçme ish-zv.kryeministres

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga avokati i saj.

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga avokati i saj. Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, Ballukut i është komunikuar zgjatja e afatit të hetimeve, të cilat pritet të vijojnë deri në muajin janar.

Në thirrjen e sotme, përveç zgjatjes së afatit të hetimeve, Balluku është thirrur edhe për të caktuar datën e radhës kur do të japë shpjegime.

Kjo datë nuk dihet ende, pasi vendoset nga vetë Balluku dhe avokati i saj në bashkëpunim me prokurorinë.

Balluku akuzohet nga SPAK për shkelje me tenderët e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe. Top Channel