Presidenti Bajram Begaj zhvilloi vizitën e parë zyrtare të një kreu të shtetit shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u prit nga Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Takimi rikonfirmoi angazhimin e dy vendeve për forcimin e partneritetit politik dhe ekonomik, si edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Gjatë bisedimeve në Abu Dhabi, Begaj falënderoi Emiratet për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente të vështira, duke kujtuar ndihmën gjatë luftës në Kosovë, pas tërmetit të vitit 2019 dhe pas sulmit kibernetik të vitit 2022. LEXO edhe...Viti i ri shkollor, Begaj: Besoni te vetja, tek ëndrrat tuaja dhe tek e ardhmja Një nga temat kryesore të takimit ishte bashkëpunimi ekonomik. Presidenti u shpreh se hapja e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë do t'i japë një shtysë të re marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa ftoi investitorët emiratas të zgjerojnë praninë e tyre në Shqipëri, veçanërisht në infrastrukturë, energji, inovacion, turizëm dhe sektorë të tjerë strategjikë. Dy presidentët diskutuan edhe për zhvillimet rajonale e ndërkombëtare, duke vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve në mbështetje të paqes, sigurisë dhe zhvillimit. Gjatë vizitës në Abu Dhabi, Begaj zhvilloi takime edhe me Princin e Kurorës, Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, si dhe me Zëvendëspresidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan. U.D/ReportTv.al Bajram Begaj Mohamed bin Zayed Al Nahyan Emiratet e Bashkuara Arabe Abu Dhabi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 8009 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

